minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“Bollni më”, Fifi i del në mbrojtje Enver Petrovcit - Shqiperia.info

Aktori, Enver Petrovci, ka nxitur reagime të shumta për një deklaratë që kishte bërë në lidhje me ish-krerët e UÇK-së.

Kjo nxiti debat të madh në rrjete sociale duke bërë të reagojnë edhe figura publike.

Një reagim e ka bërë edhe këngëtarja kosovare Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Fifi ka thënë se po i pengon fakti që tentohet të denigrohen disa figura të rëndësishme të artit dhe kulturës, referuar këtu Enver Petrovcit.

Reagimi i plotë i Fifit:

“O Allah, goxha si shumë po mundohem me u mbajt mos me fol, por nganjëherë po më shpërthen kur po i dëgjoj disa njerëz duke folur shumë bre po më dhemb koka. Mo bre, mos folni palidhje. Mo bre.

A e di çka po shqetëson, nuk po më shqetëson që po dalin po flasin, sa po më shqetëson që mundohen me i denigru disa fytyra publike, disa njerëz të artit e kulturës që kanë dhënë shumë për teatrin dhe për filmin, sidomos në Kosovë.

Edhe dalin duke fyer, thuj ti çfarë bëri. Jemi në një shtet demokratik, kemi të drejtën e fjalës, secili mund të flasim çfarë të duam neve apo nuk është kjo demokracia. E drejta e lirë e fjalës, qetësohuni, qetësohuni.

A e dini cila është pjesë më e rëndësishme e kësaj historie që veç kur të vdesin njerëzit e kulturës, artistët, si në Kosovë si në Shqipëri e më gjerë këta marrin edhe publikojnë statusa pusho në paqe o kolosi i artit shqiptar, pusho në paqe se na iku edhe një gjerdan i artit tonë, bollni më se na keni shpif, nuk keni haber për asgjë veç dilni folni palidhje, jo po i ka marrë kaq pare, i ka meritu biles edhe më shumë se ka dhënë, ka dhënë për artin, për kulturën për gjithçka. është Enver Petrovci.

Kur ai ka luajtur ti ke qenë në barkun e nënës”.

“Bollni më”, Fifi i del në mbrojtje Enver Petrovcit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version