minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova i kishte lënë amanet - Shqiperia.info

Stilistja e njohur shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova, ka ndarë së fundmi një moment të veçantë dhe emocional në intervistën e saj te emisioni “Rudina” në televizionin Klan, ku ka folur për rëndësinë e familjes dhe trashëgimisë së emrave në familjen e saj.

Gjatë intervistës, Blerina tregoi se emrat e dy nipave të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ariani dhe Leka, janë zgjedhur me një domethënie të thellë.

Ajo theksoi se këto emra janë lënë amanet nga vetë Rugova, i cili besonte se Aleksandri i Madh (Leka) ishte shqiptar dhe dëshironte që nipat e tij të mbanin emrat Arian dhe Lekë.

“Presidenti Rugova gjithmonë thoshte se Leka (Aleksandri i Madh) është shqiptar dhe na la amanet që nipat e tij të quheshin Arian dhe Lekë. Kur lindi Ariani, unë thashë thjesht ‘Ky ka lindur me emër’, sepse Mendimi kishte një listë me emra, por unë e dija që ai emër ishte i zgjedhur që më parë”, u shpreh Blerina emocionuar.

Gjithashtu, ajo tregoi se emri i vajzës së motrës së saj, Ana Sofia, gjithashtu ka një kuptim të veçantë. Ana është shkurtesë e emrit Fana, që ishte gruaja e Ibrahim Rugovës, ndërsa Sofi është emri i nënës së tij, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka familja dhe trashëgimia në jetën e saj dhe të afërmve.

Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova i kishte lënë amanet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version