Zakonisht njerëzit adoptojnë kafshë shtëpiake si ndonjë qen, mace a ndonjë shpend, por jo Bleona! Gjërat që ajo bën rrallëherë janë të zakonshme dhe kjo konfirmohet me veprimin e fundit: ka birësuar një luan në Afrikë.

Gjatë një takimi me Blendi Fevziun në brigjet e jugut, Bleona i ka zbuluar gazetarit  ‘çmendurinë’ e fundit.

“Unë kam marrë këtë dhuratë për ditëlindje, vlera dhe shuma e së cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë, është bamirësi. Luanin tënd mund ta ndjekësh në aplikacionin Fahlo që është një ndërthurje moderne midis bamirësisë dhe shpëtimit të kafshëve”, thotë Bleona duke shtuar se luani quhet Sarara.

Bleona adopton një luan në Afrikë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version