minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Bebe Rexha konfirmohet si ylli i radhës në “Sunny Hill Festival” - Shqiperia.info

Kur “Sunny Hill Festival” po numëron ditët së prapthi, tashmë është konfirmuar edhe ylli i radhës. Është Bebe Rexha.

“Këngëtarja shqiptare me famë botërore vjen në Kosovë. Është në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival”, shkruhet në krye të komunikatës që kanë dërguar organizatorët të hënën. Ajo do të jetë artistja e radhës, performuese kryesore në këtë edicion të festivali më të madh të muzikës.

“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.

Paraqitja e Bebe Rexhës në festival, sipas komunikatës, është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës. Aty jepet edhe biografia e saj.

Bebe Rexha konfirmohet si ylli i radhës në “Sunny Hill Festival” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version