Videoja nga koncerti i Coldplay që zbuloi lidhjen dashurore të Andy Byron dhe Kristin Cabot u bë virale brenda natës, dhe tani gruaja që e filmoi të gjithën ka dalë hapur.
Pamjet tregojnë një burrë dhe një grua në një përqafim të butë, por gjithçka ndryshon kur ata kuptojnë se po filmohen dhe po shfaqen në një ekran të madh. Reagimi i tyre dhe ndarja e papritur kanë ngjallur spekulime të shumta në rrjetet sociale.
Edhe pse në fillim dukej se ishin një çift i këndshëm, më vonë u përhap pretendimi se në video ishin Andy Byron, drejtori i kompanisë Astronomer, dhe Kristin Cabot, drejtoresha e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.
Spekulime të tjera u nxitën nga fakti se Byron është i martuar, ndërsa Cabot është i divorcuar. E gjithë situata u komentua edhe nga këngëtari i Coldplay, Chris Martin, i cili menjëherë komentoi: “Shikojini këta të dy. Ata ose kanë një aferë, ose janë thjesht tepër të turpshëm”.
Ndërkohë, gruaja që regjistroi gjithçka dhe e postoi në TikTok doli hapur. Grace Springer i shpjegoi The US Sun se nuk e dinte se kush ishte kur e ndau videon.
“Nuk kisha idenë se kush ishte çifti. Thjesht mendova se pashë një reagim interesant në ‘kiss cam’ dhe vendosa ta postoja”, tha ajo.
Ajo pranon se ndihet keq pas publikimit të videos.
“Më vjen keq që ua përmbysa jetën këtyre njerëzve, por kushdo që përfshihet në lojëra të rrezikshme duhet të jetë i përgatitur për pasojat”, tha ajo.
Ajo shtoi se shpreson që ky të jetë një “bekim i fshehur” për partnerët e tyre dhe se ata do të kenë një shans për lumturinë e re që meritojnë. Videoja e saj është parë gati 50 milionë herë deri më tani dhe ka shkaktuar reagime dhe meme të shumta.
Autorja e videos së koncertit të Coldplay flet hapur: Kushdo që përfshihet në lojëra duhet të jetë i përgatitur për pasojat / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.