Policia ka arrestuar moderatorin kosovar Meriton Mjekinin dhe vëllain e tij, Rinorin, të cilët ishin në kërkim për veprën “lëndim i rëndë trupor”. Të njëjtit ishin në arrati qe rreth dy javë, shkruan Reporteri.net.
Ata janë arrestuar në Obiliq, mbrëmë rreth mesnatës. Rasti për të cilin po dyshohet ka ndodhur më 11 korrik. Që të dy janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Obiliq 11.07.2025 – 23:53. Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Gazeta Online Reporteri.net raportoi se moderatori kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij, janë në kërkim të Policisë dhe dyshohen për lëndim të rëndë trupor.
Të dy ata ishin kërkuar nga Policia e Kosovës në shtëpinë e familjes së tyre në Obiliq, porse nuk ishin gjetur aty.
Javën e kaluar ai endej lirshëm nëpër rrugët e Tiranës, ndonëse ishte në kërkim./Reporteri.net/.
Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij, ishin në arrati qe gati dy javë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.