minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arbana Osmani e tmerruar pas vrajses së 14-vjeçarit në Tiranë: Ku po i rrisim fëmijët? - Shqiperia.info

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas vrasjes tragjike të një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Osmani ka thënë se është e shokuar dhe tmerruar nga ky rast, shkruan Reporteri.net.

“E shokuar dhe e tmerruar nga vrasja e Martinit. Edhe sa këmbana alarmi si kjo duhet të bien që kjo shoqëri të ndërgjegjësohet se dhuna nuk është kurrë zgjidhja? Ku po i rrisim fëmijët? U prehsh në paqe Martin”, thuhet në postimin e saj.

Ndryshe, pas vrasjes tragjike me thikë të 14-vjeçarit në Tiranë, të enjten prindërit e nxënësve do të zhvillojnë një marshim-protestë.

Marshimi do të nisë nga Shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.

Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.

Ndryshe, 14-vjeçari Martin Cani, u sulmua me thikë pas një konflikti, shumë pranë ambienteve të shkollës.

 

Arbana Osmani e tmerruar pas vrajses së 14-vjeçarit në Tiranë: Ku po i rrisim fëmijët? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version