Close Menu
    What's Hot
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    12/05/2025
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Ndalohen katër persona në Gostivar, tejkaluan shpejtësinë e drejtimit të makinave

    12/05/2025
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Mickoski: Gjasat janë reale për rritje ekonomike midis 3.5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë

    12/05/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

      Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

      12/05/2025
      Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

      Ndalohen katër persona në Gostivar, tejkaluan shpejtësinë e drejtimit të makinave

      12/05/2025
      Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

      Mickoski: Gjasat janë reale për rritje ekonomike midis 3.5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë

      12/05/2025
      Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

      Filipçe uron Ramën: I uroj suksese në mandatin e tij të ri

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Showbiz»Akuza për trafikim seksual dhe aktivitet të organizuar kriminal ndaj këngëtarit Sean “Diddy” Combs
    Showbiz

    Akuza për trafikim seksual dhe aktivitet të organizuar kriminal ndaj këngëtarit Sean “Diddy” Combs

    17/09/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Akuza për trafikim seksual dhe aktivitet të organizuar kriminal ndaj këngëtarit Sean “Diddy” Combs
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Akuza për trafikim seksual dhe aktivitet të organizuar kriminal ndaj këngëtarit Sean “Diddy” Combs

    Sean “Diddy” Combs ishte në krye të një perandorie krimesh seksuale, duke abuzuar me gratë prej vitesh, duke i kërcënuar ato për t’i mbajtur nën kontroll dhe duke përdorur ndihmesat e tij për t’i mbuluar këto veprime, thuhet në një padi të bërë publike të martën.

    Manjati i muzikës “u angazhua në mënyrë të përsëritur dhe të gjithanshme në abuzimin e grave dhe të individëve të tjerë”, duke përdorur ndër të tjera edhe dhunën seksuale, me qëllim “përmbushjen e dëshirave të tij seksuale, mbrojtjen e reputacionit të tij dhe fshehjen e shkeljeve”, thuhet në akuzë.

    Ai thuhet t’i ketë detyruar gratë viktima dhe persona të tjerë të merrnin pjesë në aktivitete seksuale që zgjasnin ndonjëherë edhe gjatë një dite të tërë. Padia përmend edhe sulmin e tij ndaj ish-të dashurës, këngëtares së muzikës R&B, Cassie, që u filmua nga kamerat.

    Combs u arrestua mbrëmjen e së hënës në Manhatan, rreth gjashtë muaj pasi autoritetet federale bënë një hetim për trafikim seksual, duke bastisur edhe rezidencat e tij luksoze në Los Anxhelos dhe Majami. Ai pritej të paraqitej pasditen e së martës në gjykatë, ku kishin mbërritur për të ndjekur procesin gjyqësor edhe tre djemtë e tij.

    Prokurorët thanë se do të kërkonin mbajtjen e tij në burg deri në zhvillimin e gjyqit. Avokati i tij, Marc Agnifilo, tha përpara ndërtesës së gjykatës të martën se do të luftonte që ai të lihej në gjendje të lirë dhe se Coms është i pafajshëm dhe se do të vetëdeklarohet i tillë.

    “Ndjehet mirë dhe ka vetëbesim”, tha avokati, i cili tha se Combs erdhi vullnetarisht në Nju Jork “për t’u angazhuar me sistemin e gjykatave në fillimin e çështjes”.

    Akuza e cilëson Combs, themeluesin 54-vjeçar të kompanisë Bad Boy Records, si drejtues të një organizate kriminale që angazhohej në trafikim seksual, punë të detyrueshme, transport ndërmjet shteteve të ndryshme për qëllime prostitucioni, shkelje me drogat, pengmarrje, zjarrvënie, dhënie ryshfeti dhe pengim të drejtësisë.

    Ai akuzohet se i godiste, i qëllonte me grusht dhe i tërhiqte gratë zvarrë, se u hidhte objekte dhe i shkelmonte ato, dhe se detyronte ndihmesat e tij, personelin e sigurisë dhe të mirëmbajtjes së shtëpisë që ta ndihmonin për t’i mbajtur këto veprime të fshehta.

    “Provat për këtë rast janë jashtëzakonisht të fuqishme”, shprehen prokurorët në një dokument, ku kërkojnë masën e sigurisë me burg. Ata thonë se kanë intervistuar mbi 50 viktima dhe dëshmitarë dhe se mendojnë se ky numër do të rritet.

    Combs dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën “fuqinë dhe prestigjin” e tij për të frikësuar dhe për të joshur gratë që të bëheshin pjesë e rrethit të tij, “shpesh duke e shitur si një marrëdhënie romantike”, thuhet në padi. Sipas akuzës, ai në vazhdim përdorte forcën dhe kërcënimin për t’i detyruar gratë të angazhoheshin me meshkuj të tjerë, për të realizuar skena seksuale që Combs i planifikonte vetë dhe i drejtonte. Shpesh ai i filmonte këto skena dhe ka krijuar dhjetëra video me to.

    Ndonjëherë ai mundësonte edhe udhëtimin e grave me avion dhe sigurohej për pjesëmarrjen e tyre nëpërmjet përdorimit të drogave dhe ushtrimit të kontrollit mbi karrierën e tyre, duke përdorur mbështetjen e tij financiare, frikësimin dhe dhunën, thuhet në aktpadi.

    Aktivitetet e planifikuara mund të vazhdonin edhe për disa ditë me radhë. Combs dhe viktimave u jepeshin shpesh serume për t’u rimëkëmbur nga stërmundimi dhe përdorimi i drogave, thuhet në padi. Punonjësit ndihmonin duke mundësuar udhëtimin, rezervimin e dhomave të hoteleve, duke bërë furnizimin me drogat dhe vajin për trupin, duke planifikuar se kur do të jepeshin serumet intravenoze dhe duke pastruar më pas dhomat.

    Gjatë bastisjeve këtë vit në rezidencat e  Combs në Majami dhe Los Anxhelos, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit konfiskuan droga, video të aktiviteteve, si dhe mbi një mijë shishe me vaj për trupin dhe lubrikantë, thanë prokurorët. Agjentët konfiskuan armë dhe municion, ndër to tre automatikë AR-15 me numra serie të fshirë – dy prej tyre të çmontuar në disa pjesë, në dollapin në dhomën e tij të gjumit në Majami.

    Aktpadia e paraqet Combs si një person të dhunshëm që i shtrëngonte njerëzit nga gryka, i shtynte, i godiste dhe i shkelmonte viktimat e tij dhe ndonjëherë i tërhiqte nga flokët, duke iu shkaktuar lëndime për të cilat duheshin shpesh ditë apo javë që të shëroheshin. Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tij ishin shpesh dëshmitarë të dhunës së tij dhe nuk i lejonin viktimat të largoheshin, ose gjurmonin personat që kishin arritur të iknin, thuhet në akuzë.

    Ndërsa po rritej mundësia e ngritjes së akuzave penale, zoti Combs dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë presion dëshmitarëve dhe viktimave që të mos flisnin, u ofruan atyre ryshfet dhe variante të rreme të ndodhive, thuhet në padi.

    Prokurorët thonë se të gjitha këto ndodhnin të fshehura pas fasadës së muzikës së zotit Combs të njohur në mbarë globin, stilit të tij të jetesës dhe biznesit të veshjeve.

    “Një vit më parë, Sean Combs ishte në sheshin Times Square dhe iu dha çelësi i qytetit të Nju Jorkut. Sot, ai është akuzuar dhe do të përballet me drejtësinë”, tha prokurori Damian Williams gjatë një konference për shtypin të martën.

    Combs e riktheu çelësin në qershor, pasi iu kërkua nga kryebashkiaku Eric Adams.

    Combs njihej si një nga figurat më me influencë në muzikën hip-hop, përpara se të shfaqeshin akuza të shumta gjatë vitit të kaluar.

    Në nëntor, këngëtarja Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, bëri një padi ku e akuzoi për rrahje dhe përdhunim ndër vite. Ajo akuzon se Combs e detyroi atë dhe persona të tjerë, të bënin marrëdhënie seksuale pa vullnetin e tyre dhe të përdornin drogë.

    Për këtë padi u arrit në një marrëveshje brenda një dite, por disa muaj më vonë kanali televiziv CNN transmetoi pamje të kamerave të sigurisë të hotelit kur tregohej zoti Combs duke goditur me grushte dhe shkelma zonjën Ventura dhe duke e rrëzuar atë në tokë. Pas transmetimit të videos, Combs kërkoi ndjesë duke thënë se “i erdhi ndot nga veprimi që bëri”.

    Në padinë e prokurorisë përmendet edhe ky sulm, megjithëse nuk përmendet emri i zonjës Ventura, dhe thuhet se zoti Combs u përpoq t’i japë rryshfet një punonjësi të sigurisë së hotelit që të mos fliste për këtë.

    Douglas Wigdor, avokat i zonjës Ventura, nuk pranoi të komentojë për këtë të martën.

    Combs dhe avokatët e tij mohuan akuza të ngjashme të bëra nga të tjerë në një seri padish.

    Një grua ka thënë se Combs e përdhunoi dy dekada më parë, kur ajo ishte 17 vjeçe. Një producent muzike ngriti padi se zoti Combs e detyroi të bënte seks me prostituta. Një tjetër grua, April Lampros, tha se Combs e detyroi të bëhej pjesë e “skenave tmerruese seksuale”, duke filluar që kur ajo ishte studente në vitin 1994.

    Combs ka patur përballje me ligjin edhe më parë. Në vitin 2001 për shembull, ai u shpall i pafajshëm në lidhje me të shtënat në një klub nate në Manhatan që lanë të plagosur tre persona./VOA

    Akuza për trafikim seksual dhe aktivitet të organizuar kriminal ndaj këngëtarit Sean “Diddy” Combs / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Konfirmohet se Kim Kardashian është në lidhje me ish-të dashurin e motrës së saj Khloe, sportistin Odell Beckham Jr
    2. Pas bebit, Blero në lidhje të re dashurie?
    showbiz
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    “Vjen një moment që…”, Aldo Marku zbulon arsyen e ndarjes nga ish-bashkëshortja

    10/04/20252 Mins Read
    Vdes tragjikisht “Miss Evropa-Kosova”, tentoi t’i ikte policisë pas testit të alkoolit

    Vdes tragjikisht “Miss Evropa-Kosova”, tentoi t’i ikte policisë pas testit të alkoolit

    09/04/20252 Mins Read
    Luana Vjollca ndahet nga biznesmeni kosovar, ishin 8 vite në lidhje dashurie

    Luana Vjollca ndahet nga biznesmeni kosovar, ishin 8 vite në lidhje dashurie

    10/08/20244 Mins Read
    Justin Bieber dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër, në pritje të fëmijës së parë

    Justin Bieber dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër, në pritje të fëmijës së parë

    10/05/20241 Min Read
    Kush mund të largohet nesër nga Big Brother VIP Albania, këta banorë shihen si më të rrezikuar

    Kush mund të largohet nesër nga Big Brother VIP Albania, këta banorë shihen si më të rrezikuar

    26/02/20241 Min Read
    Top Posts
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    12/05/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni Maqedonia

    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    12/05/20251 Min Read

    Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të…

    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Ndalohen katër persona në Gostivar, tejkaluan shpejtësinë e drejtimit të makinave

    12/05/2025
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Mickoski: Gjasat janë reale për rritje ekonomike midis 3.5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë

    12/05/2025
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Filipçe uron Ramën: I uroj suksese në mandatin e tij të ri

    12/05/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

    11/05/2025
    “Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike

    “Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike

    10/05/2025
    Blerina Rugova-Kllokoqi reagon pas vdekjes së dizajnerit të njohur kosovar

    Blerina Rugova-Kllokoqi reagon pas vdekjes së dizajnerit të njohur kosovar

    09/05/2025
    Me te lexuara
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    12/05/2025
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Ndalohen katër persona në Gostivar, tejkaluan shpejtësinë e drejtimit të makinave

    12/05/2025
    Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Mickoski: Gjasat janë reale për rritje ekonomike midis 3.5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë

    12/05/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.