minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aktorja amerikane Nathalie Fay arrestohet për rrahjen e të dashurit - Shqiperia.info

Aktorja amerikane e serialit të njohur ‘Hangover” Nathalie Fay është arrestuar pasi qëlloi me grusht të dashurin e saj në fytyrë në Miami.

36-vjeçarja u ndalua me akuza dhune shtëpiake në fundjavë, kur kishte sulmuar të dashurin e saj kur ai kishte ardhur ta merre nga një ndeshje miqësore e Miami Dolphins në futbollin amerikan, shkruan rrjeti vendas TMZ.

Aktorja e lindur në Kanada, njihet në serial si recepsionistja tërheqëse e Caesars Palace në “Hangover” — ndërsa tashmë akuzohet se ka sulmuar me grusht të dashurin pasi e kishte pyetur se “ku kishte qenë para se të vinte ta merrte”.

Fay besohet se i kishte treguar të dashurit, i identifikuar vetëm si Brady, një hartë në celular për të provuar se ai nuk ishte aty ku thoshte se ishte, dhe më pas e qëlloi me grusht.

I dashuri i aktores tha në polici se ‘ishte detyruar të dilte nga makina për të shpëtuar prej saj’.

Ish-aktorja që tashmë punon me pronat e patundshme u prangos nga oficerët që erdhën në vendngjarje, ndërsa i dashuri refuzoi ofertën e tyre për ta çuar në spital pas goditjes nga grushti i gruas.

Fay ka disa role ekrani në emrin e saj, përfshi dhe atë në filmin me Bradley Cooper në 2009.

Ajo ka luajtur gjithashtu në filmat e komedisë “Old School,” “Due Date” e “Blonde and Blonder”, shkruan rrjeti vendas The Post./

Aktorja amerikane Nathalie Fay arrestohet për rrahjen e të dashurit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version