minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Afrimiteti me Meritonin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, reagon Sara Gjordeni - Shqiperia.info

Sara Gjordeni u përjashtua mbrëmë nga gara e Big Brother VIP 3, si pasojë e përplasjes së saj me Françeskën, të cilën e shtyu në banjo në debat e sipër.Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin.

Ditët e fundit brenda shtëpisë është komentuar shumë afrimiteti mes Sarës dhe Meritonit. Disa komentues e kanë gjykuar si të tepërt këtë afrimitet, përtej shoqërisë. Kjo sepse Sara është në një lidhje dashurie me Bardhin, ndërsa Meritoni ka deklaruar se e ka mik të ngushtë këtë të fundit.

Për këtë çështje, por jo vetëm, Sara ka reaguar në InstaStory, duke thënë disa fjalë. Sara i ka quajtur si të turpshme këto aludime, ndërsa shpjegon se i ka ndenjur afër Meritonit për shkak se ai nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësorë.

“Për Meritonin. Po shoh komente. TURP! Unë, Bardhi, Meritoni nëse nuk e keni ndjekur 24/7 ishim i vetmi grup REAL ditët e fundit në shtëpi. Madje i vendosem emër: #PaPanik @9. Meritoni ditët e fundit ka qenë mëse i sëmure, me infuzione dhe pa imunitet, përpara prime pati edhe një episod ku u ul në tokë në dush dhe mendoi se i ra të fikët. Gjithashtu, U ndje i tradhtuar nga shtëpia me situatën e rripit, ku as Ilnisa nuk i doli në krah. Të vetmit që i ndejtën pranë isha unë dhe Bardhi. Kjo shpjegon afërsine tonë. Mendjeve perverse thjesht t’ju vijë turp”, shkruan Sara.

Afrimiteti me Meritonin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, reagon Sara Gjordeni / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version