minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
“A është ai shqiptar”, Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët - Shqiperia.info

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin e famshëm amerikan, “iHeart Radio”.

Ajo ka zbuluar detaje nga karriera profesionale e jeta private, por nuk janë lënë anash as pyetjet për shqiptarët.

Ylli botëror ka përmendur edhe këngëtaret e tjera shqiptare përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max.

Gjatë bisedës, 33-vjeçarja ka thënë se di pak për historinë e shqiptarëve, veçanërisht të ilirëve.

Krijuesja e hitit “Anyëhere” tutje theksoi se këto histori ia ka rrëfyer aktori i famshëm, Vin Diesel.

“Di një histori ilire, sepse ashtu nisi në Evropën Lindore. Këtë gjë e mësova nga Vin Diesel çuditërisht”, u shpreh ajo.

Moderatori i programit reagoi menjëherë, gjersa i tha: “A është ai shqiptar?”.

Biondja më pas shtoi: “Disi çdokush lidhet me Shqipërinë, bëj shaka. Po më tregonte që ka shumë histori, dhe se ai kishte një farë lidhje”, u shpreh ajo.

Ylli i Hollywoodit më parë ka qenë i paqartë sa i përket etnisë së tij. Nëna e tij ka rrënjë skoceze, ndonëse babanë biologjik nuk e ka takuar kurrë./Telegrafi

“A është ai shqiptar”, Rita Ora habit me deklaratën: Vin Diesel më ka treguar për ilirët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version