minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Vitaminat mund të ulin rrezikun nga demenca - Shqiperia.info

Marrja e vitaminave çdo ditë mund ta zvogëlojë mundësinë për të pasur ndonjë sëmundje të harresës si Alzhaimeri e demenca, raporton “NYPost”.

Sëmundjet e harresës janë shqetësim i madh për Organizatën Botërore të Shëndetësisë(OBSH), pasi demenca e Alzhaimeri bashkë, kanë prekur 55 milionw njerëz në mbarë botën.

“Sëmundjet e harresës janë një ndër shqetësimet më të mëdha për sektorin e shëndetësisë dhe tani një dozë vitaminash që një person merr çdo ditë, mund të zvogëlojë rrezikun nga këto sëmundje”, ka thënë autori studimit që u bë në spitalin gjeneral në Massachusetts, Chirag Vyas.

Bashkëautorja e studimit, Olivia Okereke ka bërë të ditur se gjetjet që u publikua në gazetën amerikane “Clinacl Nutrition”, kanë treguar se nëse një person merr çdo ditë 20 vlera ushqyese nga vitaminat esenciale, ndihmon në parandalimin e humbjes së memories.

Studimi ka përcjellë gjendjen e 573 personave për dy vjet. Ata që kanë marrë dozën e vitaminave të nevojshme, treguan më shumë aftësi në mësimin e gjerave të reja, në mbajtjen mend të informacioneve dhe të ruajtjen e kujtesës.

Studiuesit panë rezultate të mira edhe për fushat e orientimit, vëmendjes, të folurit rrjedhshëm e të tjera aftësi njohëse.

Vitaminat mund të ulin rrezikun nga demenca / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version