Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një paralajmërim të fortë për rrezikun në rritje nga virusi ‘chikungunya’, një sëmundje infektive që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe që mund të përhapet me shpejtësi alarmante.
Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera. Virusi ka avancuar drejt Madagaskarit, Somalisë, Kenias, si dhe Indisë e Azisë Juglindore. Rreziku është global, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 shtete jetojnë në zona të ekspozuara ndaj infeksionit.
Edhe Evropa nuk është imune. Që nga 1 maji, në Francë janë raportuar rreth 800 raste të importuara të virusit. Chikungunya shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe, në disa raste, mund të çojë në paaftësi afatgjatë. Deri më tani, nuk ekziston një trajtim specifik për këtë virus.
Pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës, OBSH këshillon parandalim të vazhdueshëm: përdorimin e insekticideve, veshje mbrojtëse me mëngë të gjata dhe shmangie të zonave me shumë insekte.
Virusi që përhapet nga mushkonjat / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.