minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ushqimet më të mira për shëndetin e trurit - Shqiperia.info

Nutricistët kanë thënë sa ka shumë ushqime që i bëjnë mirë trurit dhe ndihmojnë në parandalim të sëmundjeve të ndryshme të tij, raporton CNBC.

Doktoresha Uma Naidoo, që është pjesëtare e ekipit të nutricionistëve në Harvard, ka thënë se ushqimet e mira për tru ndahen në katër kategori.

Kategoria e parë janë fibrat, të cilat ndihmojnë e organizmin t’i tretë më mirë ushqimet.

Në këtë kategori bëjnë pjesë ushqimet e pasura me fibra si perimet me gjethe të gjelbra, fasulet, farat e lirit si dhe drithërat e plota.

Kategoria e dytë sipas Naidoos janë polifenolet, të cilat e ndihmojnë trurin të qëndrojë i shëndetshëm. Polifenolet janë komponime që gjenden në disa ushqime dhe mund të zvogëlojnë rrezikun edhe nga sëmundjet e zemrës.

Ushqimet e pasura me polifenole janë, karotat, boronicat, dredhëzat, arrat dhe ulliri i zi.

Kategoria e tretë janë probiotikët, të cilët e ndihmojnë rritjen e baktereve të mira në stomak dhe luftojnë kundër infeksioneve të ndryshme.

Në mesin e ushqimeve të pasura me probiotikë janë kosi, jogurti e kefiri.

Kategoria e katërt janë erëzat dhe barishtet e ndryshme.

Në këtë grup bëjnë pjesë erëzat si turmeriku, piperi i zi e ai i kuq.

Kurse barishte të mira për tru konsiderohen menta, oregano, trumza, gjingjeri, hudhra e majdanozi.

Ushqimet më të mira për shëndetin e trurit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version