minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Në katër komuna, pacientët mund ta përzgjedhin mjekun familjar përmes e-Kosova - Shqiperia.info

Qytetarët e katër komunave të Kosovës , Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar.

E kjo u është mundësuar përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën eKosova. Por ky sherbim aktualisht është aktiv vetëm në katër komuna.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e reja të MInistrisë së SHëndetësisë u lansuan përmes platformës eKosova.

Në Platformën eKosova u lansuan katër shërbime të reja të Ministrisë së Shëndetësisë:

1. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar;

2. Kërkesë për ndryshim të mjekut familjar;

3. Kërkesë për përzgjedhjen e mjekut familjar për persona tjerë;

4. Kërkesë për ndryshimin e mjekut familjar për persona tjerë;

Marrja e këtyre shërbimeve realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

1. Hapja e Platformës eKosova;

2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit;

3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”.

Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

Vëmendje: Momentalisht shërbimi është aktiv për këto katër komuna:

1. Komuna Prishtinë ( QMF 5- Ulpianë dhe QMF 6- Bregu i Diellit)

2. Prizren

3. Lipjan dhe

4. Istog

Në katër komuna, pacientët mund ta përzgjedhin mjekun familjar përmes e-Kosova / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version