Arben Vitia ministër në detyrë i Shëndetësisë, ka njoftuar se tetë institucione shëndetësore private janë mbyllur të cilat ishin duke operuar pa licencë.

Vitia, u ka bërë thirrje institucioneve të tjera që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave

‘‘Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme’’, ka shkruar ai.

Postimi:

Inspektorati Shëndetësor vazhdon punën profesionale duke garantuar respektimin e ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Si pjesë e inspektimeve të rregullta, këtë javë që po e lëmë pas janë mbyllur 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licensë.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që ofrojnë shërbime shëndetësore të respektojnë ligjin dhe të veprojnë sipas rregullave. Shëndeti i qytetarëve nuk mund dhe nuk do të lejohet që të rrezikohet nga veprimtari të paligjshme.

Faleminderit Inspektoratit Shëndetësor dhe të gjithë inspektorëve për punën e përditshme dhe të palodhshme.

Mbyllen 8 institucione shëndetësore private që punonin pa licencë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version