minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
IKSHPK: Nga fillimi i gushtit janë shënuar rreth 50 raste në ditë me COVID-19 - Shqiperia.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur nga fillimi i muajit gusht të këtij viti, është vërejtur rritje e numrit të rasteve me COVID-19.

Nga Instituti kanë bërë të ditur se në javët e fundit, janë raportuar mesatarisht 54 raste në ditë.

“Krahasuar me periudhën e e njëjtë të vitit të kaluar si dhe muajit paraprak, nga fillimi i muajit gusht 2024, vërehet ngritje e numrit të rasteve të raportuara me COVID-19, veçanërisht në javën e fundit, me mesatare prej 54 rasteve pozitive të raportuara në baza ditore”, thuhet në përgjigjen e IKShPK-së.

Duke iu referuar të dhënave në nivel global, IKShPK-ja për Klankosova tha se COVID-19 duket se po vendoset në një model të arritjes së pikut dy herë në vit.

“Një në dimër dhe një në verë, dhe ndryshe nga gripi, i cili ka një valë në dimër dhe pothuajse asnjë rast më pas, infeksionet e COVID-19 mund të rriten ndërmjet valëve”, thuhet tutje në përgjigje.

IKSHPK: Nga fillimi i gushtit janë shënuar rreth 50 raste në ditë me COVID-19 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version