Shumë njerëz ndihen keq kur hyjnë në një tualet publik shkaku i kundërmimit, njollave të urinës ose mendimi që aty janë ulur qindra persona para teje. Shumë përpiqen të mos prekin asgjë, hapin derën me bërryl, ose mbulojnë ulësen me letër higjienike.
A mund të infektoheni?
“Teorikisht, po, mund të marrësh sëmundje nga ulësja e tualetit, por rreziku është jashtëzakonisht i ulët”, ka thënë Jill Roberts, profesoreshë e mikrobiologjisë dhe shëndetit publik në Universitetin e Floridës Jugore, shkruan BBC.
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SI) si gonorrea apo klamidia nuk mbijetojnë gjatë jashtë trupit dhe sidomos jo mbi një sipërfaqe të ftohtë si ulësja e tualetit.
“Përndryshe, nëse ulëset do të shpërndanin lehtësisht sëmundje seksualisht të transmetueshme, do t’i shihnim shpesh tek të gjitha grupmoshat, madje edhe te njerëzit pa histori aktiviteti seksual”, ka theksuar Roberts.
Edhe infeksionet e traktit urinar (UTI) janë pothuajse të pamundura për t’u marrë nga ulësja. Shumë më shpesh, ato vijnë si pasojë e pastrimit jo të duhur pas përdorimit të tualetit.
Disa viruse si HPV (virusi papilloma) mund të mbijetojnë deri në një javë mbi sipërfaqe.
“HPV ka një mbështjellës shumë rezistent që i jep jetëgjatësi më të madhe në mjedis”, ka thënë Karen Duus, profesoreshë mikrobiologjie në Touro University, Nevada.
Por, edhe këtu rreziku është minimal: virusi mund të hyjë vetëm nëse keni plagë apo irritime në lëkurën e zonës gjenitale.
Edhe herpesi gjenital mund të qëndrojë teorikisht mbi ulësen, por sipas mjekut Daniel Atkinson, rreziku është shumë i vogël dhe prek kryesisht persona me imunitet të dobësuar.
A mund të infektoheni nga ulëset e tualetit? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.