Close Menu
    What's Hot
    Bytyqi: Paga minimale prej 600 euro nuk është privilegj, por e drejtë e punëtorëve

    24/02/2026
    “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

    Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      Bytyqi: Paga minimale prej 600 euro nuk është privilegj, por e drejtë e punëtorëve

      Bytyqi: Paga minimale prej 600 euro nuk është privilegj, por e drejtë e punëtorëve

      24/02/2026
      “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

      “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

      24/02/2026
      Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

      Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

      24/02/2026
      Stojanoski: Kemi propozuar ndryshime ligjore për uljen e pagave të funksionarëve

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Rrëfimi i një shkrimtareje nga Ballkani: Pse njerëzit presin vetëm histori lufte dhe tragjedie
    Opinion

    Rrëfimi i një shkrimtareje nga Ballkani: Pse njerëzit presin vetëm histori lufte dhe tragjedie

    22/07/20255 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link

    Pak para se bota të mbyllej për shkak të pandemisë së Covid-19, mora pjesë në një konferencë shkrimtarësh amerikanë në Teksas. Mes paneleve dhe takimeve me kolegë e botues, shëtisja nëpër panairin e librave, duke shfletuar tituj dhe duke bërë pyetje.

    “Sa vepra të përkthyera keni në katalogët tuaj? Si i zbuloni autorët jashtë SHBA-së? Dhe si e vlerësoni cilësinë e shkrimit në gjuhë që nuk i flisni?”

    Nuk ishte thjesht kuriozitet. Ishte një mision. Doja të kuptoja se çfarë lloj letërsie i tërhiqte botuesit amerikanë dhe nëse edhe imja mund të kishte një shans. Ambicia ime ishte e hapur dhe pa komplekse.

    Një përgjigje, megjithatë, më mbeti në mendje si një thërrmijë që nuk largohet. Ishte nga përfaqësuesi i një prej shtëpive më të mëdha botuese në SHBA. Pasi i shpjegova nga vija, duke përdorur formulime si “një republikë e dikurshme e Jugosllavisë së Veriut” dhe “jo një zonë lufte për momentin”, ai më dha këtë këshillë: “Mendo për histori dhe tema që lidhen me kulturën dhe historinë e vendit tënd.”

    “Pra,” shtova me ironi të përmbajtur, “jo një histori për një grua që lë karrierën në financë, ndahet nga burri dhe bëhet poçare?”

    “Nëse ajo histori përfshin edhe çështje kulturore ose historike nga vendi yt, atëherë po,” u përgjigj ai.

    Ndjeva një bezdi të menjëhershme, por falënderova me mirësjellje dhe u largova. Befas, një kafe dhe një cigare më dukeshin të domosdoshme.

    Me kalimin e kohës, e kuptova se pse më shqetësuan fjalët e tij. Ato përfaqësonin një model që vazhdon të më bezdisë: për autorët nga Ballkani, por edhe nga vende të tjera me histori dhe kulturë të panjohur për lexuesit amerikanë, rruga drejt përkthimit në anglisht dhe botimit nga shtëpi amerikane ose britanike shpesh varet nga një kusht i heshtur: vepra duhet të shpjegojë ose ilustrojë kontekstin politik apo kulturor të rajonit, idealisht me një nuancë didaktike.

    Siç e tha botuesi: “Lexuesit amerikanë duhet të mësojnë për atë vend.”

    Në pamje të parë, kjo pritshmëri duket e arsyeshme. Autorët, kudo në botë, natyrshëm shkruajnë për realitetin ku jetojnë. Letërsia gjithmonë ka qenë pasqyrë dhe kritikë e shoqërisë.

    Por, në thelb, kjo pritshmëri mbart një bindje më të rrezikshme, se Ballkani është një vend më “i vogël”, më i prapambetur, gjithmonë në prag tragjedie. Botuesi në fjalë ishte i qartë: “Një temë që trajton ndonjë problem kulturor apo historik ose më mirë akoma, një traumë do të ishte më interesante.”

    Çfarë kishte parasysh me “traumë”? Krimet e Luftës së Dytë Botërore? Luftërat e viteve ’90? Një rajon të mbytur në varfëri, pabarazi e patriarkalizëm? Apo ndoshta imagjinonte shoqëri të pazhvilluara, të papjekura demokratikisht, ende të mbërthyera në hije post-socialiste?

    Ajo që di me siguri është kjo ai botues nuk do të ishte i interesuar për një version ballkanik të My Year of Rest and Relaxation. Një roman me protagoniste nga Ballkani që është e rraskapitur nga kapitalizmi, e vetmuar, zemëruar dhe moralisht e paqartë, nuk do të përputhej me “kriteret”.

    Për fat të keq për të, ndoshta do të anashkalonte romanin hibrid të shkrimtares sllovene Nataša Kramberger, e cila la Berlinin për të jetuar në një fermë në Stiria. Po ashtu, mund të mos i interesonin tregimet e shkurtëra të kroates Luiza Bouharaoua, që shpalosin ankthet dhe gëzimet e brezit të ri, edhe pse në ngjyra të Adriatikut. Dhe me gjasë do të shpërfillte poezinë e Kalija Dimitrovës nga Maqedonia e Veriut, e cila përmend Kaprin dhe Berlinin, por rrallë Shkupin.

    Sepse, për të pasur sukses si autor nga Ballkani, duket se protagonisti duhet të jetë një viktimë e qartë dhe e padiskutueshme. Preferohen rrëfime që ngjallin dhembshuri, zemërim moral apo thyerje zemre ose, më së miri, të tria bashkë.

    Për ta thënë thjesht pritet që shkrimtarët nga Ballkani të trajtojnë tema universale dhimbjen, vetminë, dashurinë apo humbjen.

    Të jemi të qartë: Ballkani është një rajon me histori e kulturë të veçantë, plot sfida dhe kontradikta, dhe shkrimtarët tanë kanë shumë për të thënë rreth tyre dhe shpesh e bëjnë këtë mjeshtërisht. Por, nëse përkthimet në anglisht synojnë të pasurojnë njohuritë për “atë vendin e Ballkanit”, atëherë botuesit duhet të jenë të hapur ndaj rrëfimeve që sfidojnë stereotipet e zakonshme.

    Pyetja nuk është nëse duhet të flasim për kontekstin tonë, kjo ndodh natyrshëm. Pyetja është: a do të dëgjojnë botuesit zërat e ndryshëm që dalin nga ky rajon, apo do të mbeten të përkushtuar vetëm ndaj narrativave që përforcojnë idetë e tyre të paracaktuara?

    Sepse Ballkani është më shumë sesa trauma, tragjedi apo tregime që duan të japin “mësime”. Ka edhe histori të shkruara shkëlqyeshëm për gra që kanë punuar në financë, janë ndarë nga burrat dhe kanë hapur punishte qeramike.

    Disa botues në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar tashmë e kanë kuptuar këtë mjafton të përmendim çmimin prestigjioz International Booker për autorin bullgar Georgi Gospodinov. Por shumë të tjerë ende s’e kanë bërë hapin.

    Rrëfimi i një shkrimtareje nga Ballkani: Pse njerëzit presin vetëm histori lufte dhe tragjedie / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Zgjedhjet që nuk ofrojnë zgjidhje ne veri
    2. Vetëlëndimi i 20 nxënësve nga sfida e TikToku-ut dhe edukimi për mediat
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Një analizë e gjatë rreth prishjes së raporteve Prishtinë-Washington

    04/02/20257 Mins Read
    A i fitoi Trumpi zgjedhjet?

    A i fitoi Trumpi zgjedhjet?

    17/07/20245 Mins Read
    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    12/07/20243 Mins Read
    Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e Kosovës kanë shtuar pasuri

    13/06/20244 Mins Read
    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    25/03/20245 Mins Read
    Top Posts
    “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

    “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

    24/02/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Bytyqi: Paga minimale prej 600 euro nuk është privilegj, por e drejtë e punëtorëve Maqedonia

    Bytyqi: Paga minimale prej 600 euro nuk është privilegj, por e drejtë e punëtorëve

    24/02/20262 Mins Read

    “Rritja e pagës minimale në 600 euro nuk është tekë, por kërkesë për normalitet shoqëror,…

    “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

    “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

    24/02/2026
    Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

    Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

    24/02/2026
    Stojanoski: Kemi propozuar ndryshime ligjore për uljen e pagave të funksionarëve

    Stojanoski: Kemi propozuar ndryshime ligjore për uljen e pagave të funksionarëve

    24/02/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    Bytyqi: Paga minimale prej 600 euro nuk është privilegj, por e drejtë e punëtorëve

    Bytyqi: Paga minimale prej 600 euro nuk është privilegj, por e drejtë e punëtorëve

    24/02/2026
    “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

    “Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

    24/02/2026
    Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

    Janevska: Arsimi dual është modeli ynë më i suksesshëm arsimor

    24/02/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.