Close Menu
    What's Hot
    Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë

    Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë

    10/04/2026

    Misajllovski: Konfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-të

    10/04/2026
    ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

    ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

    10/04/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      09/04/2026
      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      09/04/2026
      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      09/04/2026
      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      09/04/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë

      Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë

      10/04/2026

      Misajllovski: Konfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-të

      10/04/2026
      ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

      ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

      10/04/2026
      ASH: Mërgata shqiptare dhe qytetarët jorezidentë janë pjesë e pandashme e shtetit, nuk mund të fshihen nga regjistrimi i popullsisë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      09/04/2026
      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      09/04/2026
      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      09/04/2026
      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      08/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Llosa, një Dante në ferrin e diktaturave moderne
    Opinion

    Llosa, një Dante në ferrin e diktaturave moderne

    14/04/202510 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Llosa, një Dante në ferrin e diktaturave moderne
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Llosa, një Dante në ferrin e diktaturave moderne

    Ky shkrim është parathënia për esetë e Mario Vargas Llosas, të botuar në librin “Çështja e Kosovës”, gjashtë vite më parë. Këto ese përmbajnë qëndrimin e shkrimtarit peruan mbi Luftën e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s në pranverën e vitit 1999. E ribotojmë këtë shkrim në nderim të këtij shkrimtari dhe intelektuali të madh, i cili sot u nda nga jeta. 26 vite më parë Kosova po kalonte nëpër dramën e saj më të madhe historike, spastrimin etnik që po merrte trajtën e gjenocidit. Mario Vargas Llosa ishte në mesin e intelektualëve botërorë që ngriti zërin e tij me ndikim në mbrojtje të qenies tonë.

    Botimi në gjuhën shqipe i këtyre eseve të shkrimtarit me famë botërore Mario Vargas Llosa, përbën një ngjarje të veçantë në kuadrin e përgjithshëm të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. E them këtë nisur nga fakti se Llosa ishte aktivisht pjesëmarrës në debatin e madh intelektual që shpërtheu në Perëndim, pasi NATO filloi sulmin e saj ushtarak mbi Jugosllavinë me qëllim që të ndalej fushata e spastrimit etnik në Kosovë.
    Ky debat, sikurse e dimë tashmë, mori shkas nga fakti se ndërhyrja e NATO-s u bë pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Intelektualët, shkrimtarët dhe artistët që u pozicionuan kundër kësaj ndërhyrje, kryesisht i mbështetnin kritikat e tyre mbi mungesën e këtij mandati. Për ta, NATO kishte cënuar njërin nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, parimin e sovranitetit të shteteve. Kaq mjaftonte që sulmi mbi jugosllavinë të shihej si një agresion brutal klasik dhe Milosheviçi si një luftëtar në mbrojtje të ligjit e të drejtës ndërkombëtare. Noam Chomsky, Alain Badiou, Peter Handke, Regis Debray, e ndonjë tjetër, ishin në mesin e intelektualëve që mbrojtën një pikëpamje të tillë, duke e shtuar me këtë listën e intelektualëve që autoritetin e tyre akademik e vunë në shërbim të shkatërruesve të lirisë njerëzore dhe, në të njëjtën kohë, edhe një çekiç më shumë në duart e rrënuesve të racionalizmit etik të iluminizmit.

    Në kundërshtim me ta, emra të tjerë shumë të njohur të filozofisë, letërsisë dhe artit perëndimor, zhvilluan pikëpamjen mbi drejtësinë dhe arsyeshmërinë e ndërhyrjes së NATO. Në mesin e tyre gjejmë emra të tillë si Jurgen Habermas, Gynter Grass, Bernard Henri Levy, Vaclav Havel, Alain Finkielkraut, e shumë e shumë të tjerë. E gjejmë poashtu edhe Mario Vargas Llosa-n,shkrimtarin nobelist peruan.
    Llosa bën pjesë në grupin e shkrimtarëve latino-amerikan, të cilët, në studimet letrare, njihen si grupi i boom-it letrar që shpërtheu në vendet e Amerikës Latine, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Pjesë e këtij grupi ishin Gabriel Garcia Marquez ( Kolumbi), Carlos Fuentes ( Meksikë), Julio Cortazar ( Argjentinë). Mes shumë veçorive, dy i karakterizojnë më se miri veprat letrare të këtyre autorëve : i famshmi realizmi magjik dhe fiksioni historik. Ky i dyti është mbase tipari më i rëndësishëm i veprave letrare të Mario Vargas Llosa-s, gjë që e bën atë një shkrimtar politik, par exellance. Duke qenë i tillë, Llosa zgjedh letërsinë si një platformë përmes të cilës ai elaboron një kritikë lucide dhe radikale ndaj regjimeve politike të cilat mbështetën mbi shkatërrimin e lirive njerëzore. Përvoja dhe realiteti të cilin ai e ka përballë është Amerika Latine e Shekullit XX, një kontinet ku jeta politike ngjan të jetë një cikël i pandërperë i rotacionit të diktaturave dhe regjimeve autoritare. Përmes letrarizimit të këtij realiteti, Llosa na jep zbërthime të thella të strukturave, mentaliteteve, ideologjive dhe psikologjisë së këtyre regjimeve. Lirisht mund të thuhet se atë që s’kanë mundur ta bëjnë kush e di sa studime shkencore mbi institucionet politike të regjimeve autoritare në Amerikën Latine, Llosa e ka bërë në novelate tij historike, në mesin e të cilave do të mund të përmendim novelën “Festa e Cjapit dhe novelën “Pesë Qoshet”.
    Në këto nevola, Llosa depërton deri tek thellësitë e fundme të natyrës së regjimeve diktatoriale. Ai është një Dante modern që ecën nëpër ferrin e këtyre regjimeve dhe me t’u kthyer që andej shpall denoncimin e tyre. Ai e njeh mirë shpirtin e tyre, kredon e tyre që thotë se “politika ka të bëjë me hapje rrugësh mes kufomave”, prandaj nuk mashtrohet lehtë nga retorika morale dhe juridike prapa të cilës këto regjime shpesh fshehin duart e tyre të përgjakura.

    Këtu qëndron arsyeja pse kur shpërthyen luftërat në ish Jugosllavi, në Kroaci, Bosnje, pastaj në Kosovë dhe më pas ndodhi ndërhyrja e NATO-s, Llosa do ta ketë të qartë se kush është kush në këtë luftëra, cili qëndron në anën e të mirës, e cili në anën e të keqës, kush e mbanë flamurin e vërtetë të drejtësisë, e kush atë të gënjeshtërt. Ai sheh tek regjimi i Milosheviçit fytyrën e regjimeve represive të cilat kanë rrënuar jetën e miliona njerëzve në atdheun e tij kontinental, në Amerikën Latine. Dhe është momenti i kësaj ngjajshmërie, i cili e bën Llosën të dallushëm nga shumë intelektualë të tjerë të këtij kontinenti. Dallimi i tij qëndron në faktin se, derisa shumë të tjerë gjykonin se meqë rolin kryesor në intervenimin e NATOs e kishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë diçka nuk është në rregull me këtë intervenim. Të mësuar me përvojën dhe realitetin politik latino-amerikan, ku regjimet diktatoriale e autoritare në shumë raste suportoheshin nga SHBA-të, kritikët latino-amerikanë të ndërhyjes së NATO-s në Kosovë, prireshin ta mendonin këtë ndërhyrje si vazhdim të “ndërhyrjes së ndyrë të SHBA-ve në punët e shteteve të tjera”, kuptohet për qëllimet dhe interesat e saj egoiste. Për ta, ideja e intervenimit të superfuqisë botërore , në funksion të ndonjë qëllimi humanitar, dukej e largët, e dyshimtë, në mos mashtrim i thjeshtë propagandistik. Në këtë kontekst edhe shkrimtari tjetër i njohur i boom-it latino amerikan, Carlos Fuentes, në prill të vitit 1999, pra në kulminacionin e bombardimeve të NATO-s, në artikullin e tij “Kosova dhe rendi i ri ndërkombëtar, të botuar në El Pais të Madridit, intervenimin e NATO-s do ta kualifikojë si “ veprim të njënashëm dhe precedent të rrezikshëm”. Edhe pse krimet e Milosheviqit në Kosovë, i pranonte si fakte të pamohueshme, Fuentes do të shprehej me skepticizëm rreth motiveve për të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ndërhyrë në Luftën e Kosovës. Ndërkaq, emri më i njohur i klubit të Fuentes dhe Llosa-s, i famshmi Gabriel Garcia Marquez, skepticizmin e tij mbi intervenimin e NATO-s do ta shpreh duke analizuar personalitetin e Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Havier Solanës. Për Marquez-in ishte e pakuptueshme se si një njeri si Solana me bindje pacifiste, që kishte frikë të shkelte edhe një mizë, tani ndodhej në krye të operacionit të bombardimit të Serbisë, operacion i cili për Marquez-in është “një aventurë që rrezikon të shkaktoj Luftën e Tretë Botërore”.

    Mario Vargas Llosa do të bëjë dallimin me Fuentes, me Marquez-in dhe me të tjerët zëra skeptikë latino-amerikanë, duke mos rënë në kurthin intelektual të skemave të gjeneralizuara të antiamerikanizmit të majtë, i cili tek SHBA-ja sheh fajtorin kujdestar për të gjitha të këqiat e botës. Ai e shmangë këtë kurth dhe arrin të kapë thelbin e dramës botërore e cila zhvillohej rreth dhe për Kosovën.
    Në thelb të kësaj drame ishte konflikti midis ligjit themelor të shtetit sovran dhe të drejtës natyrore të njeriut.
    Ky ligj ishte vendosur në Paqen e Vestfalisë të vitit 1648 dhe më pas, në shekujt në vazhdim, kishte shërbyer si themel i rendit ndërkombëtar. Lidhja e Kombeve dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ishin ngritur mbi këtë ligj, i cili, në njërën anë, kërkonte që shtetet të mos e përgjakin njëra tjetrën, e në anën tjetër, lejonte që po këto shtete, brenda territorit të tyre sovran të kishin të drejtë të bënin çfarë të donin me nënshtetasit e tyre. Origjina e kësaj të drejte gjendet në të drejtën e vjetër romake, në të famshmën “patria potestas” ( pushteti atëror ), që sanksiononte të drejtën e sovranit mbi jetën dhe vdekjen e atyre që ishin nën sundimin e tij.

    Shteti modern do të ngrihet mbi pretendimin për të qenë trashëgimtar i këtij ligji romak. Për t’iu kundërvënë këtij Leviatani të ri, siç e quan Hobsi shtetin modern, filozofia perëndimore zhvilloi idenë e të drejtave natyrore të njeriut. Sipas kësaj ideje njeriu lindë me disa të drejta natyrore, të cilat janë jashtë fuqive suprimuese të shtetit. Si të tilla, këto nuk mund t’i hiqen njeriut as prej shtetit dhe as prej ndonjë instance tjetër. Për më tepër vetë shteti legjitimitetin e tij e ka të kushtëzuar prej këtyre të drejtave. John Locke, themeluesi i liberalizmit klasik, i emërtonte ato si e drejta për jetë, liria dhe e drejta për pronë. Shteti, thotë Locke, duhet parë si një krijesë njerëzore që është sajuar për t’i mbrojtur këto të drejta dhe në momentin kur ai devijon prej këtij qëllimi, ai e humbë moralin dhe legjitimitetin e tij. Ai shndërrohet në një shtet të paligjshëm, kundër të cilit njerëzit, jo vetëm që kanë të drejtë të ngrihen, por e kanë edhe për detyrë ta bëjnë këtë.
    Milosheviçi nisej nga ideja se meqë shqiptarët formalisht janë nënshtetas të tij, atëherë bazuar në të drejtën e shteteve sovrane, ai kishte të drejtën e plotë të bëjë çfarë të dojë me ta: t’i shtypë, t’i persektuoj, t’i dëboj, ti vrasë.

    NATO-ja, ndërkaq, nisej nga një premisë tjetër dhe pikërisht nga premisa e të drejtave natyrore të njeriut : z.Milosheviç, është e vërtetë që shqiptarët e Kosovës formalisht janë nënshtetasit e tu, por para se të jenë nënshtetas, ata janë qenie njerëzore të pajisuara më të drejta të cilat ti as nuk ua ke dhënë, e as nuk mund t’ua marrësh. Prandaj ne do të të ndalojmë ty.
    Në këtë mënyrë NATO, në mungesë të mandatit formal të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,- gardianit të ligjit ndërkombëtar të shteteve sovrane, – bombardimin e Jugosllavisë do ta legjitimoj duke u thirrur në konceptet morale të metafizikës perëndimore. Kjo bëri që shumica e intelektualëve perëndimor të viheshin në mbështetje të këtij bombardimi.
    Për herë të parë në histori po ndodhte diçka e padëgjuar : humanizmi kishte fituar epërsi mbi realizmin e interesave praktike të politikës ndërkombëtare. Të drejtat e njeriut mbi të drejtat e shteteve. Lotët e viktimave mbi mendjet pa zemër të strategëve të gjeopolitikës. Morali mbi politikën. Imperativi kategorik i Kantit mbi logjikën amorale të politikës makiaveliste.
    Dhe Mario Vargas Llosa do të jetë aty ku duhej afirmuar kjo ngjarje e rrallë e historisë njerëzore.
    Esetë e këtij libri janë dëshmia e këtij angazhimi intelektual, i cili, përkundër hegjemonisë pesimiste të postmodernizmit, na e mbanë ende gjallë idenë për fuqinë humanizuese të letërsisë, idenë e cila për shekuj me rradhë, ka ushqyer pasionin e kulturës letrare.

    Neve na mbetet që, duke e lexuar Llosën, të vazhdojmë të besojmë se ai nuk do të jetë mohikani i fundit i kredos platonike të harmonisë midis të bukurës, të mirës dhe të vërtetës.

    Llosa, një Dante në ferrin e diktaturave moderne / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Fronti i ri i Putinit në luftën në Ukrainë është në Ballkan
    2. Për Joe Biden, i cili kurrë nuk u dorëzua
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    17/08/20245 Mins Read
    Gratë lidere në politikë: Llojet e reja të mizogjinisë nxisin betejat e vjetra

    Gratë lidere në politikë: Llojet e reja të mizogjinisë nxisin betejat e vjetra

    29/07/20244 Mins Read
    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    12/07/20243 Mins Read
    Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve europiane

    Fituesit e vërtetë të zgjedhjeve europiane

    21/06/20246 Mins Read
    Teatri i “kukullave” të Vetëvendosjes

    Teatri i “kukullave” të Vetëvendosjes

    03/03/20246 Mins Read
    Top Posts

    Misajllovski: Konfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-të

    10/04/2026
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë Maqedonia

    Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë

    10/04/20262 Mins Read

    Njësia e shpërndarë e zjarrfikësve është hapur në Komunën e Tearcës dhe do të mbulojë…

    Misajllovski: Konfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-të

    10/04/2026
    ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

    ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

    10/04/2026
    ASH: Mërgata shqiptare dhe qytetarët jorezidentë janë pjesë e pandashme e shtetit, nuk mund të fshihen nga regjistrimi i popullsisë

    ASH: Mërgata shqiptare dhe qytetarët jorezidentë janë pjesë e pandashme e shtetit, nuk mund të fshihen nga regjistrimi i popullsisë

    10/04/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    09/04/2026
    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    09/04/2026
    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    09/04/2026
    Me te lexuara
    Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë

    Hapet njësia e zjarrfikësve në Tearcë

    10/04/2026

    Misajllovski: Konfirmohet partneriteti strategjik me SHBA-të

    10/04/2026
    ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

    ESHS: Në muajin Shkurt janë dhënë 244 leje ndërtimi

    10/04/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.