Close Menu
    What's Hot
    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    02/08/2025
    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    Krerët më të lartë të shtetit urojnë 2 gushtin – Ditën e Kryengritjes së Ilindenit

    02/08/2025
    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    02/08/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

      ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

      02/08/2025
      ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

      Krerët më të lartë të shtetit urojnë 2 gushtin – Ditën e Kryengritjes së Ilindenit

      02/08/2025
      ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

      Taravari: Edi Rama më tha se koalicioni me Mickoskin është problem për të funksionuar dhe vërtetë ashtu ndodhi

      02/08/2025
      ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

      Maqedonia e Veriut sot shënon 122 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Liritë fetare në mes të drejtës ndërkombëtare, legjislacionit Kosovar dhe islamit
    Opinion

    Liritë fetare në mes të drejtës ndërkombëtare, legjislacionit Kosovar dhe islamit

    01/08/20259 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Liritë fetare në mes të drejtës ndërkombëtare, legjislacionit Kosovar dhe islamit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Liritë fetare në mes të drejtës ndërkombëtare, legjislacionit Kosovar dhe islamit

    Liritë fetare konsiderohen ndër të drejtat më thelbësore të njeriut që kanë marrë vëmendje të madhe gjatë historisë, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe garantimin e bashkëjetesës paqësore mes ndjekësve të feve të ndryshme. Jurisprudenca islame e ka trajtuar këtë çështje në mënyrë të qartë, duke u mbështetur në parime besimi dhe morale që thërrasin për respektimin e lirisë së bindjes, refuzimin e imponimit në fe, dhe përforcimin e vlerave të tolerancës dhe drejtësisë. Nga ana tjetër, traktatet dhe standardet ndërkombëtare moderne kanë miratuar dhe nxjerrë një sërë dispozitash që garantojnë liritë fetare si të drejtë themelore të njeriut, madje e konsiderojnë këtë të drejtë të panegociueshme dhe të pakthyeshme. Kjo sjell nevojën për një studim krahasues midis jurisprudencës islame dhe të drejtës ndërkombëtare, për të kuptuar pikat e përbashkëta dhe të ndryshme, si dhe për të shqyrtuar mundësitë e zbatimit te drejtës ndërkombëtare në shoqëritë myslimane të sotme.

    Në dritën e teksteve kuranore, vërejmë se Islami e ka theksuar qartë parimin e lirisë së besimit. Zoti ka thënë: “Nuk ka imponim në fe”, një tekst me kuptim të prerë që ndalon çdo formë imponimi apo presioni në zgjedhjen ose mbajtjen e fesë. Edhe tradita profetike është e mbushur me shembuj që tregojnë respektin e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) ndaj besimeve të të tjerëve, qofshin ata hebrenjtë e të krishterët apo të tjerë, duke u treguar kujdes ndaj veçorive të tyre fetare në traktate dhe marrëveshje. Ndër më të njohurat është “Dokumenti i Medinës” që u garantoi hebrenjve të jetonin në shtetin islam duke ruajtur fenë dhe ritet e tyre pa guxuar askush ti cenoj ato ne asnjë forme.

    Megjithatë, jurisprudenca islame, në zhvillimin e saj historik, e ka trajtuar temën e lirisë fetare brenda konteksteve të ndryshme dhe në përputhje me parimet e përgjithshme të jurisprudencës islame. Edhe pse pranohet liria e bindjes, dijetarët kanë vendosur disa kufizime për raste të caktuara si rasti i “braktisjes së fesë” (apostazisë), të cilën në disa shkolla e konsiderojnë vepër penale që meriton ndëshkim, jo për shkak të ndryshimit të thjeshtë të bindjes, por për shkak të asaj që mund të shoqërohet me rrezik ndaj sigurisë së shoqërisë ose me thyerje të besnikërisë politike dhe fetare ndaj shtetit islam. Kjo çështje ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt diskutimi dhe mospajtimi mes dijetarëve, veçanërisht në kohën moderne, ku disa prej tyre janë drejtuar kah ri interpretimi i teksteve fetare në përputhje me kontekstin aktual, duke theksuar se ndëshkimi nuk lidhet me ndryshimin e bindjes, por me rebelimin politik që ka shoqëruar një gjë të tillë në kontekstin historik.

    Në këtë drejtim, kanë lindur përpjekje të reja brenda jurisprudencës bashkëkohore që bëjnë thirrje për heqjen dorë nga ndëshkimet trupore për rastin e braktisjes së fesë, duke propozuar që çështja të trajtohet me debat racional dhe bindje argumentuese, duke u mbështetur në qëllimet kryesore të sheriatit që synojnë ruajtjen e fesë pa cenuar të drejtat dhe dinjitetin e njeriut. Ky drejtim përfaqëson një qasje që përpiqet të ndërthurë tekstet fetare me nevojat e kohës dhe kërkon guxim intelektual dhe argumentim të mirëfilltë.

    Nga ana tjetër, legjislacioni ndërkombëtar e ka trajtuar çështjen e lirisë fetare me një qasje më të hapur. Neni 18 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e miratuar në vitin 1948, thekson se çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë; kjo e drejtë përfshin edhe të drejtën për të ndryshuar fenë apo bindjen, si dhe për të shfaqur fenë në mësimdhënie, praktikim dhe kryerje të riteve, qoftë privatisht apo publikisht, vetëm ose në bashkësi me të tjerët. Po ashtu, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i vitit 1966 e ka përforcuar këtë të drejtë dhe e ka konsideruar të paprekshme, përveç në raste të kufizuara që lidhen me ruajtjen e rendit publik, shëndetit ose moralit.

    Këto standarde ndërkombëtare përbëjnë një referencë kryesore për organizatat ndërkombëtare, gjykatat dhe institucionet e të drejtave të njeriut, dhe përdoren shpesh si mjet presioni ndaj shteteve që akuzohen për shkelje të lirive fetare, pavarësisht nëse këto shtete janë laike apo me karakter fetar. Megjithatë, këto ligje përballen edhe vetë me sfida, sidomos në shtete shumë fetare apo ato me përmbajtje të fortë fetare në sistemin e tyre politik.Nga kjo kuptohet se ekzistojnë pika të përbashkëta mes sheriatit islam dhe ligjit ndërkombëtar në fushën e lirive fetare, përfshirë respektimin e dinjitetit njerëzor, të drejtën e zgjedhjes së lirë të bindjes dhe ndalimin e imponimit. Por dallimet qëndrojnë kryesisht në kuptimin e kufijve të kësaj lirie, në sanksionet e vendosura për shkeljen e saj, dhe në disa koncepte të jurisprudencës si apostazia dhe statusi i jomyslimanëve në shtetin islam, të cilat shpjegohen brenda konteksteve historike dhe fetare specifike, ndërsa ligji ndërkombëtar i sheh nga këndvështrimi i barazisë qytetare dhe të drejtave universale të njeriut.

    Këto ndryshime paraqesin padyshim sfida serioze për vendet islame që përpiqen të kombinojnë përkushtimin ndaj sheriatit me respektimin e angazhimeve ndërkombëtare. Disa prej tyre kanë miratuar ligje të bazuara në jurisprudencën tradicionale, çka i ka ekspozuar ndaj kritikave nga organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me ndalimin e ndërrimit të fesë ose pengesat në ushtrimin e riteve fetare nga pakicat jomyslimane. Nga ana tjetër, disa shtete myslimane po përpiqen të zhvillojnë modele ligjore më të afërta me standardet ndërkombëtare përmes reformimit të diskursit fetar dhe përpjekjeve për interpretim të ri në përputhje me qëllimet e përgjithshme të sheriatit.

    Ndër shembujt historikë që tregojnë fleksibilitetin dhe tolerancën fetare të Islamit është ajo që ndodhi gjatë epokës së Andaluzisë, ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë bashkëjetuan në qytete të mëdha si Kordoba dhe Granada. Aty iu lejua ushtrimi i lirë i riteve të tyre dhe menaxhimi i çështjeve të tyre fetare dhe shoqërore. Madje, disa prej tyre u përfshinë në administratën shtetërore. Po ashtu, Perandoria Osmane aplikoi sistemin e “mileteve”, i cili u siguronte komuniteteve fetare njëfarë autonomie për të menaxhuar punët e tyre sipas ligjeve të tyre fetare.

    Thelbi i jurisprudences islame është ruajtja e interesit njerëzor në aspektin e fesë, jetës, pasurisë, arsyes dhe pasardhësve. Liria fetare padyshim përfshihet në këto nevoja thelbësore, pasi garanton lirinë e ndërgjegjes dhe respektin ndaj tjetrit, pa përdorur tekstet fetare si mjet për justifikimin e imponimit, shtypjes apo përjashtimit. Nga ana tjetër, edhe ligji ndërkombëtar, pavarësisht qëndrimit të tij neutral, duhet të marrë parasysh veçoritë kulturore dhe fetare të shoqërive të ndryshme, dhe të mos zbatohet në një formë përplasjeje që mund të nxisë ndjeshmëri fetare apo të prishë ekuilibrat identitarë.

    Në këtë kontekst, Kosova përbën një shembull interesant të ndërthurjes së të drejtës ndërkombëtare dhe realitetit lokal kulturor e fetar. Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton në mënyrë eksplicite liritë fetare si të drejtë themelore.

    Neni 38 i Kushtetutës së Kosovës përcakton: “Liria e besimit, ndërgjegjes dhe fesë është e garantuar. Kjo liri përfshin të drejtën për të ndërruar besimin apo fenë, si dhe lirinë për të shprehur fenë apo bindjen individualisht apo kolektivisht, privatisht apo publikisht, përmes kultit, praktikës, arsimimit dhe riteve.”

    Kosova gjithashtu ka ratifikuar instrumente ndërkombëtare të rëndësishme që lidhen me liritë fetare, duke përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Kjo nënkupton se ligji ndërkombëtar ka përparësi ndaj normave të zakonshme kombëtare në rast mospërputhjeje, siç e përcakton neni 22 i Kushtetutës.

    Në praktikë, Kosova ka njohur juridikisht komunitetet fetare përmes Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare, i cili u garanton atyre statusin juridik dhe të drejtën për të ushtruar aktivitetin e tyre fetar. Komunitetet si Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, dhe të tjera, gëzojnë të drejtën për të ndërtuar objekte fetare, për të zhvilluar arsim fetar, për të pasur media fetare dhe për të menaxhuar pronat e tyre.

    Megjithatë, disa sfida vazhdojnë të ekzistojnë në praktikë, përfshirë çështje që lidhen me njohjen e komuniteteve të reja fetare, qasjen në mjetet e informimit publik, dhe trajtimin e barabartë në arsim dhe shërbime publike. Nga ana tjetër, historia e Kosovës dëshmon për një bashkëjetesë fetare që ka ekzistuar ndër shekuj ndërmjet myslimanëve, të krishterëve dhe grupeve të tjera. Përvoja e kësaj bashkëjetese duhet të shfrytëzohet si burim për ndërtimin e një modeli përfshirës e gjithëpërfshirës të lirisë fetare.

    Andaj mund të themi se ekzistojnë shumë pika të përbashkëta ndërmjet jurisprudencës islame dhe standardeve ndërkombëtare në lidhje me lirinë fetare – si ndalimi i imponimit, garantimi i të drejtës së bindjes dhe ruajtja e dinjitetit njerëzor. Dallimet që ekzistojnë lidhen më së shumti me interpretimin dhe zbatimin e disa koncepteve tradicionale në dritën e realitetit modern.

    Në këtë aspekt, edhe Kosova – si shtet laik që njeh të drejtën për liri fetare – përpiqet të ndërtojë një model juridik që respekton standardet ndërkombëtare dhe njëkohësisht reflekton realitetin kulturor dhe historik të shoqërisë kosovare. Ky model mund të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet trashëgimisë fetare dhe së drejtës moderne, duke kontribuar në një shoqëri demokratike ku liria fetare është e mbrojtur, e respektuar dhe e balancuar me të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarit.

    Krejt ne fund mund të thuhet se marrëdhënia mes jurisprudencës islame dhe standardeve ndërkombëtare nuk është gjithmonë konfliktuale, por kërkon një mirëkuptim të ndërsjellë dhe një përpjekje për të ndërtuar një terren të përbashkët, të mbështetur mbi qëllimet e sheriatit dhe frymën e ligjit ndërkombëtar, e mund te themi se ne këtë pike mund te kontribuoj edhe historia e Kosovës. Kjo kërkon një lexim të ri të teksteve juridike në dritën e zhvillimeve moderne dhe përdorim të mirëfilltë të instrumenteve të interpretimit për të arritur ekuilibrin mes normave fetare dhe angazhimeve juridike, duke garantuar kështu lirinë dhe dinjitetin për çdo njeri, cilado qoftë feja apo bindja e tij.

    Autori është Jurist dhe Imam. Pikëpamjet në këtë shkrim, pasqyrojnë vetëm qëndrimin e tij.  

    Liritë fetare në mes të drejtës ndërkombëtare, legjislacionit Kosovar dhe islamit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Fabrikat serbe të propagandës forcojnë përkrahjen për Moskën
    2. Modeli Starmer
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    A ia vlejnë gjithë këto telashe për të vozitur në Urën e Ibrit?

    17/08/20245 Mins Read
    Gratë lidere në politikë: Llojet e reja të mizogjinisë nxisin betejat e vjetra

    Gratë lidere në politikë: Llojet e reja të mizogjinisë nxisin betejat e vjetra

    29/07/20244 Mins Read
    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    12/07/20243 Mins Read
    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    25/03/20245 Mins Read
    Teatri i “kukullave” të Vetëvendosjes

    Teatri i “kukullave” të Vetëvendosjes

    03/03/20246 Mins Read
    Top Posts
    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    02/08/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve Maqedonia

    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    02/08/20252 Mins Read

    Aleanca për Shqiptarët përmes një press konference ka reaguar ndaj kredisë hungareze të marrë nga…

    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    Krerët më të lartë të shtetit urojnë 2 gushtin – Ditën e Kryengritjes së Ilindenit

    02/08/2025
    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    02/08/2025
    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    Taravari: Edi Rama më tha se koalicioni me Mickoskin është problem për të funksionuar dhe vërtetë ashtu ndodhi

    02/08/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    02/08/2025
    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    Duas në skenën e “Sunny Hill” i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

    01/08/2025
    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    Vetëm 10 minuta ecje pas ngrënies mund të përgjysmojë rritjen e sheqerit në gjak

    01/08/2025
    Me te lexuara
    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    02/08/2025
    ASH: Kompanitë shqiptare që pëfituan nga kredia hungareze nuk arrijnë as në 10 për qind, qeveria të publikojë listën e plotë të përfituesve

    Krerët më të lartë të shtetit urojnë 2 gushtin – Ditën e Kryengritjes së Ilindenit

    02/08/2025
    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    Abdixhiku: Dua Lipa mbrëmë ndriçoi zemrat e mijëra të rinjve, kjo është Kosova që duam e ëndërrojmë

    02/08/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.