minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Pse nuk duhet të vishni fustan të kuq kur shkoni në një dasmë? - Shqiperia.info

Shumica e të ftuarve në dasma, nuk vishen me të bardha për shkak të nuses e cila paraqitet me vello të bardhë.

Por pos të bardhës, rezulton se ka një ngjyrë tjetër për të cilën do t’iu duhet të mendoni dy herë – e kuqja!

Në një podkast për “Nuset”, Georgie Mitchell dhe Bethany Smith kanë shpjeguar së fundmi se një veshje e kuqe në një martesë perëndimore, mund të sugjerojë se jeni të interesuar për dhëndrin.

Bethany tha: “E kuqja mund të duket mjaft seksi”.

Pikëpamjet e tyre ngjallën reagime në rrjetet sociale. Një person tha: “Gjithmonë kam menduar se nuk duhet të veshësh të kuqe sepse bie në sy”. Të tjerë pyetën nëse shoqërueset e nuses mund të vishnin të kuqe ose nëse rregulli zbatohej vetëm për mysafirët.

Megjithatë, një përdorues sfidues komentoi: “Unë patjetër do të vesh një fustan të kuq nusërie në dasmën time”.

Është e rëndësishme të theksohet se në disa kultura, si Azia Jugore dhe Azia Lindore, e kuqja shihet si fat dhe shpesh është një pjesë kyçe e veshjes së dasmës.

Një deklaratë për “Nuset” thotë: “Nëse jeni duke marrë pjesë në një dasmë indiane, kineze ose të Azisë Jugore, ose ndonjë martesë tjetër ku ngjyra mund të ketë kuptim të rëndësishëm kulturor, ‘shmangni veshjen e kuqe sepse mund të jetë pjesë e veshjes së çifteve’, thotë Denise O’Neal [themeluesja e Denise Lillie Engagements]. Në të njëjtën kohë, O’Neal vëren se ju mund të dëshironi të shmangni nuancat e së bardhës, pasi disa kultura joperëndimore e lidhin nuancën me vdekjen dhe periudhat e zisë, shkruan Mirror.

Share.
Exit mobile version