![Momenti i sikletshëm që po bën xhiron e rrjetit, i dashuri e çoi në Romë për t’i propozuar dhe ajo tha “jo” Momenti i sikletshëm që po bën xhiron e rrjetit, i dashuri e çoi në Romë për t’i propozuar dhe ajo tha “jo”](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/12/640-0-1703778106x900-0-1703757450xproposal-exof-801-337-1.jpg)
Ndoshta ky është momenti më i sikletshëm i tij në jetë. Një i ri dërgoi të dashurën e tij në Romë, ku kishte përgatitur një surprizë të këndshme që mendohet se të gjithë vajzat e presin me padurim, një propozim të jashtëzakonshëm për martesë.
Mirëpo, ajo me të cilën u përball ishte një surprizë e pakëndshme. E dashura e refuzoi me argumentin se nuk ishte gati për t’u martuar.
“Nuk e prisja këtë. Nuk isha gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?!”, dëgjohet të thotë ajo.
Në fund, djali e pyet për një përgjigje përfundimtare.
“A është po apo jo?”, thotë ai, ndërsa vajza i përgjigjet prerë “Jo!”.
@herclueless Good @Cartier has a 30day return policy @herclueless ♬ original sound – herclueless