Një specie e re blete, e quajtur “Lucifer” është zbuluar në Australi. Bleta quhet “Lucifer” për shkak të pamjes djallëzore që i japin brirët e vegjël në kokë. Studiuesit njoftuan zbulimin të martën dhe u gjet në Australinë Perëndimore,.

Ndërsa studionte një lule të egër shkencëtarja e Shkollës së Shkencave Molekulare dhe të Jetës të Universiteti Curtin në Perth, Kit Prendergast zbuloi këtë bletë e cila menjëherë tërhoqi vëmendjen e saj për shkak të pamjes së saj unike.

“Femra kishte brirë tepër të vegjël në kokë,” vuri në dukje ajo në një botim universitar.

Shkencëtarja, një fanse e serialit televiziv “Lucifer” që e shikonte në Netflix, vendosi që ky emër i përshtatej në mënyrë të përkryer pamjes djallëzore që e karakterizon këtë bletë.

“Është anëtari i parë i ri i kolonisë së bletëve në më shumë se 20 vjet, gjë që tregon se sa shumë jetë kemi ende për të zbuluar, duke përfshirë zonat e kërcënuara nga minierat e metaleve, siç janë Goldfields, ku u zbulua Luciferi”, vuri në dukje Prendergast.

Ekspertët shpresojnë që ky zbulim do të rrisë ndërgjegjësimin rreth shumë specieve të panjohura që mund të ekzistojnë në këto zona.

Share.
Exit mobile version