minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Louis Vuitton nxjerr në shitje çantën për të marrë bukën me vete, kushton 3 mijë dollarë - Shqiperia.info

Louis Vuitton, në bashkëpunim me Pharrell Williams, së fundmi lançoi një çantë të nivelit të lartë me çmim 3,130 dollarë.

Kjo pjesë unike e modës, që i ngjan një çante klasike prej letre që mbart një sanduiç, është bërë nga lëkura e lopës dhe përmban mbishkrimin ikonik Louis Vuitton.

Ajo u lançua më 4 janar, ekskluzivisht në dyqanin pop-up të markës në West Hollywood, ndërsa në pasarela u shfaq verën që shkoi.

Çanta ka ngjyrën dhe detajet klasike të markës, ku përfshihet edhe cilësia më e mirë e lëkurës, por nuk mbahet si një çantë e zakonshme.

Kjo nuk është hera e parë që LV i vjen kaq pranë përditshmërisë me stilin e çantave. Në 2007-ën, u publikua koleksioni i çantave për pazar që mbanin logon Louis Vuitton.

Share.
Exit mobile version