minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Lot dhe emocione në Vizion Plus! Kush e fitoi edicionin e parë të Albania’s Got Talent - Shqiperia.info

Tristan Çela është fituesi i sezonit të parë Albania’s Got Talent. Është mbyllur me një finale fantastike edicioni i parë i Albania-s Got Talent që për 12 net mbajti gjithë shqiptarinë të mbërthyer para ekranit të televizionit Kombëtar Vizion Plus.

Një garë e fortë, e ethshme dhe mjaft e fortë mes 11 konkurentëve ku të gjithë pa përjashtim ishin fantastikë.

Nuk munguan komplimentet e pafund të yjeve të jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo. Një natë magjike dhe plot emocion nën moderimin e Isli Islamit.

Por në fund publiku shqiptar votoi si më të mirin e edicionit të parë të Albania’s Got Talent Tristan Çela.

Një spektakël i vërtetë, ku shfaqja me flluska sapuni nga italiani Stefano Maurielo, akrobatet e “The Madness Leader”, grupi “The Beat Killers” apo Leandra Plaku me lëvizjet e saj si një profesioniste e vërtetë, zërat magjik të Tristan Çelës, Dejzi Zylajt dhe Klejvi Kapetës dhe Cory Cramer, pianisti i vogël Ermes Balili, artistja Arjeta Dhima me kukullat e saj, si dhe performanca në rërë e Fatmir Murrës mbajtën të gozhduar familjet shqiptare mbrëmjen e sotme para ekranit të Televizionit Kombëtar Vizion Plus.

Një spektakël që nuk mbaron këtu, ftohen të gjithë ata që mendojnë se kanë talent të nxitojnë e të regjistrohen në audicionet për tu bërë pjesë në sezonin e ardhshëm të Albania’s Got Talent, bëhuni dhe ju pjesë e spektaklit.

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndjekin LIVE performancën e sotme, ju ftojmë ta ndiqni në Youtube.

 

Share.
Exit mobile version