minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Lentet apo syzet? Okuliste Nora Bruda në “7pa5”: Shumica e shqiptarëve vizitojnë sytë vetëm kur marrin patentën - Shqiperia.info

Shëndeti i syve, edhe pse është një ndër gjërat më të rëndësishme në jetën tonë, shpeshherë mbetet e fundit për t’i kushtuar kujdes.

Pikërisht për këtë është folur mëngjesin e sotëm në “7pa5” me okulisten Nora Bruda.

Siç pohoi okulistja, një pjesë e mirë e shqiptarëve e bëjnë vizitën e parë të syve kur i kërkohet për çështje proceduriale, siç është përshembull patenta.

Sot, dihet që rreziku për dëmtimin e syve është më i lartë dhe kjo i atribuohet teknologjisë.

“Teknologjia luan një rol jashtëzakonisht të madh në jetën e të gjithëve. Dhe ekspozimi në smartphone për një kohë të gjatë, çon në një faktor shpërthyes që sjell probleme me pamjen. Syri nuk lejohet të bëjë punën e tij, për të parë në të gjitha largësitë. Dhe kjo ka sjellë që një pjesë e mirë e të rinjve të mbajnë syze”, shprehet Bruda.

Një dilemë tjetër që ekziston prej vitesh për shëndetin e syve është zgjedhja mes lenteve dhe syzeve.

Okulistja Nora Bruda u shpreh se edhe pse lentet rekomandohen dhe përdoren në të gjithë botën, ajo do të zgjidhte gjithmonë syzet.

“Si do që të jetë, lentet janë një trup i huaj në sy. Kanë një % rrezikshmërie për dëmtimin e syve dhe në rastin fatal edhe deri në verbim. Prandaj unë preferoj syzet, si zgjedhje e sigurt”, shprehet Bruda./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version