minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kulla Eiffel mbyll dyert për vizitorët në 100 vjetorin e vdekjes së projektuesit të saj - Shqiperia.info

“Monumenti i dashurisë”, siç mund ta quajmë ndryshe Kullën e Eiffel, u mbyll sot për publikun pasi punëtorët hynë në grevë përpara negociatave për kontratën me qytetin e Parisit.

Kjo grevë, përkoi me 100 vjetorin e vdekjes së ndërtuesit të kullës, Gustave Eiffel. Sindikata Sete që menaxhon monumentin tha se punonjësit e kullës po protestonin “mënyrën aktuale të menaxhimit të saj”. Turistët mund të hyjnë vetëm në hapësirën e mbyllur me xham poshtë kullës.

Kulla Eiffel e cila zakonisht është e hapur 365 ditë në vit, tërheq gati 7 milionë vizitorë përgjatë një viti, ku rreth tre të katërtat e tyre janë të huaj. Ajo njihet si një ndër vendet ikonë të dashurisë, e cila ka parë milione skena propozimesh mes çifteve./Living/

Share.
Exit mobile version