minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kjo është data kur duhet ta hiqni pemën e Krishtlindjeve nga shtëpia - Shqiperia.info

Atmosfera festive, pema e Krishtlindjes dhe zbukurimet i japin një pamje më të ngrohtë dhe më të bukur shtëpisë, por që, me trishtim të madh, të themi që në datën 6 Janar duhet ta heqësh pemën, dritat, drerët…gjithçka festive domethënë.

*Në rastet kur e ke festuar Krishtlindjen në vigjilje, mund ta heqësh edhe në datën 5*.

Sipas traditës, pema duhet të hiqet 12 ditë pas Krishtlindjes, në Natën e Dymbëdhjetë, që njihet edhe si “Eve of the Epiphany”. Kjo natë cilësohet edhe si Dita e Tre Mbretërve dhe lidhet me tre burrat e mençur që vizituan dhe bekuan beben Jezus. Besohet se nëse i mban dekorimet pas kësaj date, do të sjellë fat të keq në shtëpinë dhe jetën tënde.

Gjithsesi, ti mund të bësh si të duash, sepse për shembull Dolly Parton e mban pemën deri në ditëlindjen e saj, më 19 janar dhe mesa dimë, në terezi e ka jetën.

Por që, duke marrë parasysh që asnjë prej nesh nuk është një ikonë e muzikës country, të sugjerojmë të ndjekësh traditën.

Share.
Exit mobile version