minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Humbi motrën në moshë të re, rrëqeth Ingird Gjoni: Të premtoj që do kujdesem përjetë për fëmijët e tu - Shqiperia.info

Dy ditë më parë, humbi jetën motra e madhe e Inis dhe Ingrid Gjonit. Në moshën 48-vjeçare nëna e akores së njohur Anna Lika dhe 2 fëmijëve të tjerë mbylli sytë përgjithmonë.

Lajmi i papritur tronditi të gjithë shqiptarët, sidomos ata që e kujtojnë si moderatore në ekran, para rreth 30 vitesh.

Ingrid Gjoni ka bërë pak orë më parë reagimin e saj të parë për ikjen nga jeta të motrës së saj. Këngëtarja i bën edhe një premtim motrës së ndjerë duke i thënë se do të kujdeset për fëmijët e saj gjithë jetën./vizionplus.tv

Postimi i plotë:

Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë

Share.
Exit mobile version