minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Behar Neli përlot me dedikimin për babain e ndjerë Ymer Nelin: Biseda e fundit - Shqiperia.info

Tradita e fyellit në familjen e tij duket se është një trashëgimi që kalon brez pas brezi. Behar Neli, mjeshtri i instrumentit të fyellit këtë pasion e ka të trashëguar nga babai i tij Ymer Neli.

Behar Neli ka rrëfyer në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, se i mungon shumë babai i tij, i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

Ai ka rrëfyer se ai dhe babai ishin të pandashëm kudo.

Behari tha se ai vendosi të marrë pjesë në koncertin e  Juljanës, pasi është amanet i babit, të tij, i cili edhe ditët e fundit të jetës e kishte mendjen te koncerti.

“Ishim bashkë në skenë, bashkë në Pazar. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. E ndiej shumë mungesën e tij. Ymer Neli është një figurë që nuk përsëritet më. Jo vetëm për nivelin artistik, ka qenë njeri shumë pasionant. Kishte vullnet, ishte korrekt, njeri shumë energjik. Edhe në momentin e fundit e kishte mendjen te koncerti. Kjo ishte dhe arsyeja që vendosa të marr pjesë edhe te koncerti i Juljanës, për ta çuar amanetin e tij deri në fund. Ai nuk arriti më, por jeta kështu është”, tha Behar Neli.

/Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version