Sot në Kuvendin e RMV-së është zyrtarizuar grupi parlamentar i subjektit VLEN-n. Koordinatori Bekim Qoku tha se VLEN i numëron 9 deputetë ndërkohë që presin që ky numër të rritet, që siç tha, ditët në vijim do të shtohet edhe deputeti i 10 dhe 11.
Qoku tha se me 10-të deputetë, janë Grupi Parlamentar më i madh në Kuvendin e RMV-së.
“Jam këtu që t’ju informojë edhe zyrtarisht se grupi parlamentar VLEN i numëron 9-të deputetë ndërsa në ditët në vijim besoj se do të na shtohet edhe deputeti i 10-të dhe më pas edhe i 11-ti dhe pse jo edhe i 14-ti dhe kështu praktikisht, me 10-të deputetë jemi grupi më i madh parlamentar shqiptar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Qoku.
Zyrtarizohet grupi parlamentar i VLEN-it, koordinator do të jetë Bekim Qoku appeared first on Telegrafi.