minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Zyrtari i NATO-s: Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e ri kushtetues - Shqiperia.info

Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s me emrin kushtetues dhe ky është emri me të cilin prezantohet, tha një zyrtar i Aleancës Veriatlantike për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni nga presidentja Siljanovska Davkova.

Zyrtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, për ANA-MPA tha se RMV është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe “kontribuon ndjeshëm në sigurinë tonë kolektive”.

Si shembull, ai përmendi ushtarët e dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë, misionet në Irak, si dhe grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani.

“Marrëveshja e Prespës hapi rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kontribuoi në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë të rëndësishme për t’u mbajtur ndërmjet aleatëve. Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e saj kushtetues dhe me atë emër prezantohet në NATO”, tha zyrtari.

Zyrtari i NATO-s: Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e ri kushtetues appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version