minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zjarri në Koçan, 80 persona të lënduar ndodhen për kurim jashtë vendit - Shqiperia.info

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar se nga gjithsej 193 pacientë të lënduar në zjarrin në Koçan, 93 janë lëshuar për kurim në shtëpi.

Taravari njoftoi se nga 100 pacientët që ende janë në shërim, 20 janë në Shkup dhe 80 jashtë vendit.

“Nga 193 pacientë, shërohen edhe 100 pacientë. Gjithsej 20 pacientë janë në Shkup, 80 janë jashtë vendit. Numri i pacientëve që janë në gjendje kritike është tre. Dy kthehen prej jashtë, një prej Polonie dhe një prej Belgjike”, tha Taravari.

“Ka pacientë që kohëpaskohe u përkeqësohet gjendja. Njëri prej tyre që ishte në gjendje shumë kritike, tani është më mirë. Te disa pacientë fatkeqësisht ka ndryshim të gjendjes së tyre”, tha Taravari.

Zjarri në Koçan, 80 persona të lënduar ndodhen për kurim jashtë vendit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version