Për shkak të një zjarri në Parkun Kombëtar “Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve, njoftojnë nga LAMM.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Zjarri në “Jasen”, mbyllet rruga rajonale Makedonski Brod – Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version