Deri në orën 12:00 të sotme, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej tetë zjarre në sipërfaqe të hapura, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Nga këto, tre zjarre janë ende aktive: në komunën e Makedonski Brod në “Jasen” ku digjet një pyll i përzier, në komunën e Studeniçanit në segmentin midis fshatrave Draçevicë dhe Cvetovë, si dhe në komunën e Likovës, pranë fshatit Llojanë ku digjet një mal me pisha.

Një zjarr është vënë nën kontroll në komunën e Jegunovcës, midis fshatrave Rogaçevë, Jazhincë dhe Orashë e Poshtme.

Katër zjarre janë shuar plotësisht: në komunën e Butelit pranë fshatit Lubanci, në komunën e Strugës pranë fshatit Dolna Belica, në komunën e Çashkës në segmentin midis Sogle dhe Bogomillë, si dhe në komunën e Kumanovës pranë fshatit Ramanli./Telegrafi/

QMK: Deri në mesditë, 8 zjarre të regjistruara në të gjithë Maqedoninë, tre ende janë aktive appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version