minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Zjarr në një banesë në Shkup, QMK: Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i palëvizshëm dhe i moshuar - Shqiperia.info

Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) njoftoi se sot në mëngjes në orën 06:33 në numrin e vetëm për raste urgjente, 112, është marrë thirrje për zjarr në një banesë në katin e 6-të në rrugën “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit.

“Ekipi i Brigadës së mbrojtjes nga zjarri i Qytetit të Shkupit menjëherë ka dalë në terren dhe e ka shuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje. Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i moshuar dhe i palëvizshëm”, thonë nga QMK.

Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse.

 

Zjarr në një banesë në Shkup, QMK: Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i palëvizshëm dhe i moshuar appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version