Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të lokalizimit të një personi të zhdukur.

Personi i zhdukur është: Beqir (Shaqir) Maloku, i lindur më 23 shkurt 1957, nga fshati Staradran, komuna e Istogut.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që, nëse kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Të dhënat kontaktuese janë: Numri emergjent: 192, Linja pa pagesë: 0800 19999, Drejtoria Rajonale Pejë: 039 432 327, Email: info@kosovopolice.com

“Çdo informacion i ofruar mund të jetë jetik për gjetjen e personit të zhdukur. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Share.
Exit mobile version