Grupi ProCredit me entuziazëm prezanton ProConnect – një platformë digjitale e thjeshtë dhe intuitive për rrjetëzim, e krijuar posaçërisht për klientët afarist të Bankave ProCredit në gjithë Grupin.

Kjo platformë do t’u ndihmojë klientëve afarist të zgjerojnë aktivitetin në tregje të reja, të lidhen me partnerë të besueshëm në 12 vende dhe të zhvillojnë biznesin e tyre, si në nivel lokal ashtu edhe përtej kufijve të shtetit.

Platforma ofron shumë mundësi: para së gjithash ju lidh me furnizues dhe blerës potencialë, por njëkohësisht edhe efikasitet – klientët do të përfitojnë nga transferta më të shpejta dhe kosto më të ulëta për pagesat ndërkombëtare brenda rrjetit të Grupit ProCredit nëpërmjet shërbimit unik ProPay.

ProConnect i ndihmon bizneset të rriten përtej kufijve. U jep atyre dukshmëri dhe tregon se ProCredit është më shumë se një grup bankash: ata janë një partner i besueshëm për suksesin afatgjatë. Në këtë mënyrë, klientët kanë mundësi të eksplorojnë tregje krejtësisht të reja ose të forcojnë ato ekzistuese. E gjithë kjo është e mbështetur me qasje ekskluzive në përmbajtje si lajme biznesi ose trende të tregut.

Eriola Biboli, anëtare e Bordit Drejtues të ProCredit Holding dhe përgjegjëse për zhvillimin e biznesit, shpjegoi: “Dëshirojmë të krijojmë hapësira ku klientët tanë, kolegët dhe partnerët mund të lidhen, të ndajnë njohuri dhe të gjejnë mundësi. ProConnect na ndihmon ta bëjmë pikërisht këtë, në mënyrë të zgjuar dhe fleksibël në të gjithë rajonin.”

Bizneseve u duhen më pak se pesë minuta për t’u regjistruar dhe për t’u bërë përdorues të platformës. Pasi kompanitë të jenë verifikuar nga banka, ato marrin qasje në ProConnect ku mund të gjejnë palë potenciale të interesuara, si për shembull blerës, furnizues, partnerë investimesh apo edhe mentorë. Përmes takimeve online të organizuara, bizneset mund të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Zbuloni më shumë për ProConnect në këtë lidhje

Share.
Exit mobile version