
Gjithsej 69 emra kanë mbledhur të paktën dy nënshkrimet e nevojshme për kandidim të pavarur për kryetar komune në zgjedhjet lokale.
Për kryetar, nënshkrime janë mbledhur gjithsej në 37 komuna, plus Qytetin e Shkupit.
Më shumë nisma nga kandidatë të pavarur për kryetar janë regjistruar në Prilep, edhe atë shtatë, në Strugë pesë dhe në Demir Hisar pesë. Pesë emra që kanë mbledhur nënshkrimet janë në listën e nismave edhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.
Nga tre emra kandidatësh potencial që kanë dorëzuar nisma ka në Demir Kapi dhe Manastrit kurse në komuna të tjera ka më pak, gjegjësisht nga dy ose nga tre emra.
KSHZ-ja ka publikuar edhe emrat e bartësve që kanë dorëzuar nismë pasi kanë mbledhur të paktën dy nënshkrime për listat për këshilltarë të pavarur në komuna. Këto lista në kategorinë për këshilltarë janë gjithsej 68 në numër, kurse nënshkrime janë mbledhur në 33 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.
Në Ohër nënshkrimet i kanë mbledhur katër lista të pavarura, në Dollnen dhe Strugë nga tre, Sveti Nikollë tre, Makedonski Brod pesë, Kavadar katër, Manastir tre dhe Mogilla tre. Në komunat tjera, ka më pak.
Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin në KSHZ deri më 13 shtator që kandidaturat e tyre të konfirmohen nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve dhe të hynë edhe zyrtarisht në garë. Kjo datë korrespondon me afatin e fundit edhe për kandidaturat nga partitë politike.
Shifrat nuk janë dramatikisht më të larta se sa në zgjedhjet e kaluara lokale edhe pse frika ekzistonte se ulja e kriterit për mbledhjen e firmave, mund të shkaktojë proces kaotik me më shumë emra kandidatësh të pavarur.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kanë marrë pjesë 57 lista kandidatësh për këshilltarë në 40 komuna. Për kryetar komunash numri ka qenë më i ulët se tani, edhe atë 25 kandidatë./Alsat/
Zgjedhjet lokale, 69 persona kanë dorëzuar nisma për kandidatura të pavarura appeared first on Telegrafi.