Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shqyrtojë propozimin e qeverisë për Azir Aliun si Ministër i Shëndetësisë. Seanca, sipas rendit të ditës, përfshin edhe propozimin për emërimin e Albrim Hoxhës si Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.

Propozim teksti për Aliun, i paraqitur nga Qeveria dhe i nënshkruar personalisht nga Kryeministri Hristijan Mickoski, përmban biografinë e kandidatit. Aty thuhet se Aliu është inxhinier i diplomuar elektroteknik dhe doktor i shkencave të informacionit, i cili aktualisht mban pozicionin e profesorit të rregullt në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Kompjuterike në Universitetin e EJL-së në Tetovë. Aliu ishte Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitet 2023 dhe 2024, dhe, sipas CV-së së paraqitur, ai ka mbajtur edhe poste të tjera të larta dhe me përgjegjësi.

Aliu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet në VLEN pas dorëheqjes së Arben Taravarit më 15 maj të këtij viti dhe vendimit të tij për të kaluar në opozitë.

Propozimi që Hoxha të jetë Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave u nënshkrua edhe nga Kryeministri Mickoski. Në biografinë e kandidatit thuhet se ai është gazetar me shumë vite përvojë pune dhe ka marrë arsimimin në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë sot para deputetëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version