minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë - Shqiperia.info

Zv. ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri theksoi se korridori 8 përballet me shumë probleme, por siç shtoi punojnë intensivisht që problemet të zgjidhen.

Zekolli-Shaqiri në emisionin “Daily Click”, bëri të ditur se për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup-Bllacë.

“Në dy muajt e ardhshëm pritet të lëshohet për qarkullim dy kilometrshi i rrugës deri tek qarkorja e hyrjes në Qytetin e Shkupit, e cila lidhë pastaj me rrugën e njohur Shkup-Bllacë”, tha Zekolli-Shaqiri.

Për autostradën Kërçovë-Ohër, zv. ministrja thotë se, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025.

“Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri.

Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version