minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Xhaferi në takim me Dir: Maqedonia e Veriut është vend mik dhe përkrahëse e Ukrainës - Shqiperia.info

Kryeministri teknik i RMV-së Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Larisa Dir. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shpreh mbështetja e fortë e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut e tregon ndaj Ukrainës, në kushte të momenteve të vështira për popullin ukrainas.

“Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj, qëndrojnë fortë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për aq kohë sa është e nevojshme, në luftën e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Ukraina ka mbështetjen edhe për aspiratat e saj integruese në aleancat demokratike të shteteve, dhe në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut e mirëpret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me të. Njëherazi, Kryeministri Xhaferi theksoi se krahas themelimit të Këshillit NATO-Ukrainë, si anëtare aleate, Maqedonia e Veriut është pjesë e pakos së mbështetjes së zgjeruar politike dhe praktike për Ukrainën, duke vazhduar me mbështetjen e politikës së dyerve të hapura të NATO-s”.

“Kryeministri Xhaferi konfirmoi se Qeveria është në dispozicion për ndarjen e përvojave në pjesën e integrimit të mëtejshëm të Ukrainës në aleancat demokratike ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se ambasadorja Dir ia uroi Xhaferi marrjen e detyrës së kryeministrit dhe shprehu shpresë se do të vazhdojë të manifestojë mbështetjen e njëjtë të fuqishme ndaj Ukrainës edhe në funksionin e ri.

Xhaferi në takim me Dir: Maqedonia e Veriut është vend mik dhe përkrahëse e Ukrainës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version