minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Xhaferi-Michel: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE - Shqiperia.info

Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, realizoi takim me Kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim u shkëmbyen pikëpamjet për mbështetjen e Bashkimit Evropian në procesin e euro integrimeve të Maqedonisë së Veriut, si dhe për rrjedhën e proceseve reformuese në vend, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për progresin.

“Bashkëbiseduesit konstatuan se momenti i ripërtërirë i BE-së për zgjerim është i mirëseardhur dhe duhet të jetë një nxitje për zbatimin e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Xhaferi në takim theksoi se perspektiva e BE-së mbetet shtytësi kryesor i ndryshimeve por edhe i pajtimit në rajon”, thuhet në njoftim.

Bashkëbiseduesit në takim, shtojnë nga atje, theksuan se Maqedonia e Veriut kultivon marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Vitin e kaluar, si vend kryesues me OSBE-në Maqedonia e Veriut konfirmoi se në vazhdimësi është partner i besueshëm i BE-së dhe i bashkësisë ndërkombëtare./Telegrafi/

Xhaferi-Michel: Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version