minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Xhaferi-Lapsli: Maqedonia e Veriut është një anëtare e çmuar e Aleancës që është e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse - Shqiperia.info

Kryeministri Talat Xhaferi, dje pasdite ka takuar ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë dhe planifikim të mbrojtjes, Angus Lapsli në suazat e vizitës së tij në Shkup, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Kryeministri Xhaferi, thuhet në njoftim, i uroi mirëseardhje ndihmës sekretarit të përgjithshëm Lapsli, dhe njëherazi e konfirmoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili po forcohet vazhdimisht. Arritja e 2,05% të PBV-së në buxhetin e mbrojtjes, 30% e të cilave janë për modernizimin e Ushtrisë, janë një tregues i fortë për këtë kontribut.

“Njëkohësisht, me pjesëmarrjen në sigurinë kolektive përmes forcave multinacionale të Aleancës në Rumani, në Bullgari dhe në Letoni, si dhe në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe në operacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, ALTEA, vendi është pozicionuar gjithashtu si një nga shtyllat e stabilitetit rajonal.

Në takim, të dy delegacionet patën mundësi të diskutojnë për Samitin e NATO-s në Uashington në frymën e 75-vjetorit të Aleancës, si dhe për planet aktuale të mbrojtjes, duke pasur parasysh situatën e sigurisë globale në Evropë dhe në botë. Të dy delegacionet konfirmuan gjithashtu mbështetjen që shtetet anëtare, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e japin për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Nga ana e ndihmës sekretarit të përgjithshëm, shtojnë nga atje, Lapsli, u theksua se Maqedonia e Veriut është një anëtare e çmuar e Aleancës, duke marrë parasysh kontributin e përgjithshëm që ka dhënë deri më tani. Aleanca është më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë në historinë e saj dhe me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, NATO-ja bëhet garantuesi i sigurisë së mbi 1 miliardë qytetarëve të botës demokratike./Telegrafi/

Xhaferi-Lapsli: Maqedonia e Veriut është një anëtare e çmuar e Aleancës që është e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version