minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Xhaferi: Institucionet të mbrojnë besueshmërinë e zgjedhjeve - Shqiperia.info

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mbajti konferencë për shtyp në lidhje me rrumbullakimin e proceseve zgjedhore të zgjedhjeve të dyfishta në shtet.

Ai i bëri thirrje Gjykatës Administrative që të mbrojë besueshmërinë e zgjedhjeve.

“Në cilësinë e Kryeministrit të Qeverisë së Republikës se Maqedonisë se Veriut dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativa për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në lidhje me ankesat e dorëzuara simptomatike nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“Sipas raporteve, ky pretendim për inzhinjering zgjedhor ka për qëllim ndryshimin e raporteve të numrave në Kuvend nëpërmjet marrëveshjes politike në tavolinë”.

“Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe procesit demokratik, i pranuar dhe përshëndetur nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar, tash është në duart e gjykatës administrative dhe unë ftoj të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado palë, dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund, pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje”, tha Xhaferi.

Xhaferi: Institucionet të mbrojnë besueshmërinë e zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version