minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Waitz: Maqedonia mund të jetë anëtare e radhës në BE pas Malit të Zi - Shqiperia.info

Raportuesit e Parlamentit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar në Strasburg projekt-rezolutat e bazuara në raportet vjetore të Komisionit Evropian për progresin e shteteve në procesin e integrimit evropian.

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian u diskutuan raportet për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në debat mori pjesë edhe komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, si dhe eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike.

Raportuesi për Maqedoninë, Thomas Waitz, vlerësoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i ndikuar nga faktorë të ndryshëm të jashtëm, duke kujtuar konfliktet e viteve ’90.

Ai theksoi se dy vende kanë arritur të shmangin dhunën masive – Mali i Zi dhe Maqedonia – duke shtuar se vendi ynë ka potencial të jetë ndër kandidatët kryesorë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Po, mund të themi se vendi nuk i ka zbatuar reformat aq shpejt sa do të duhej, por duhet të pranojmë gjithashtu se edhe ne në Bashkimin Evropian kemi dhënë premtime që nuk i kemi përmbushur”, tha Waitz.

Sipas tij, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit tregojnë gatishmëri për zbatimin e reformave të nevojshme, ndërsa BE-ja duhet të mbajë motivimin e tyre përmes përfitimeve konkrete edhe para anëtarësimit të plotë.

Ai përmendi si shembuj integrimin e pjesshëm në tregun evropian, lehtësimin e roamingut dhe anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Waitz theksoi se zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të sjellë përfitime të rëndësishme ekonomike dhe të sigurisë për Unionin, duke vlerësuar se pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, Maqedonia mund të jetë vendi i radhës që i bashkohet familjes evropiane.

Share.
Exit mobile version