
Policia e Shtipit ka njoftuar se një vrasje ka ndodhur në qytet këtë mëngjes, pas së cilës policia ka ndaluar S.Z. (54) nga Shtipi.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në shtëpinë familjare në Shtip. S.Z. e ka goditur nënën e tij me një objekt të mprehtë, pas së cilës ajo ka vdekur në vend. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen.
“Në orën 04:15, policia nga SPB e Shtipit ndaloi të dyshuarin. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës u dorëzua për autopsi, dhe një inspektim në vendngjarje u krye nga një ekip i SPB të Shtipit, nën udhëheqjen e Prokurorisë Publike. Arma e mprehtë u gjet dhe u sekuestrua për procedura të mëtejshme”, thoë nga policia.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal me procedurë urgjente sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal./Telegrfi/
Vrasje në Shtip, djali vret nënën me një objekt të mprehtë appeared first on Telegrafi.