MPB ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen në Kavadar, ku një person humbi jetën gjatë një përleshje para një kazinoje. Siç njoftojnë nga MPB, sot (27.08.2025) në orën 04:56 në Departamentin e Policisë së Kavadarit, u raportua se në hyrjen e pasme të një kazinoje në rrugën “Nikola Minçev” në Kavadar, disa persona sulmuan fizikisht një person, i cili ra në tokë dhe kërkoi ndihmë.
“Zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë së Kavadarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se personi në fjalë ishte P.T. (43) nga Kavadari, i cili, pavarësisht ndihmës së ofruar, u shpall i vdekur nga ekipi i Shërbimeve të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në orën 05:15”.
“Menjëherë pas kësaj, dhe për shkak të dyshimit për përfshirje në incident, D.B. (26), M.G. (35) dhe D.S. (27), të gjithë nga Kavadari, u privuan nga liria. Ata u ndaluan dhe u mbajtën në stacion policor”, thonë nga MPB.
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit dhe zyrtarë policorë po kryejnë inspektimin e vendit të ngjarjes, kamerave të mbikëqyrjes së kazinosë, dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër autorëve do të ngrihen akuza përkatëse.
Vrasja para kazinos në Kavadar, policia ndalon tre të dyshuar appeared first on Telegrafi.