minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona - Shqiperia.info

Dy nga tre të ndaluarit, të cilët dyshohet se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak, njoftoi Prokuroria Publike.

Lexo po ashtu
Toshkovski: Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e mjekut në Shkup

“Duke pasur parasysh se ende janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë ndaluar në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezarë të Shkupit.

Propozimi është pranuar dhe është përcaktuar masa e kërkuar”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Për rastin e vrasjes së mjekut në Shkup dje ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski tha se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin./Telegrafi/

 

Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version